Home

Lajme

Themelohet Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër

No Comments Aktualitet Lajme

Ditën e djeshme në qytetin e Zyrihut, u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).

“Këto shoqata të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër u bashkuan në një Lidhje të vetme me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër”, thuhet në njftimin zyrtar.

Në kryesinë e kësaj shoqate u zgjodhën nga dy përfaqesues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, ndërsa për kryetar në mandatin një vjeçar, (me rotacion), nga kryesia e re u zgjodh, z.Fadil Selmani nga Medvegja.

Themelimi i Lidhjes vjen pas nënshkrimit të Memorandumit te Mirëkuptimit mes shoqatave të Luginës në Zvicër më datë 29 maj 2021, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Në themelimin e LSHPMBZ, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Gjoni i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj Lidhje, uroi zgjedhjen e kryesis”ë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Burimi/diasporashqiptare.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *