Home

Lajme

Baki Ymeri – POEZIA PËRFAQËSON AKTIVITETIN MË TË NDRITUR TË MENDJES NJERËZORE

No Comments Argëtim Letersi

Poezia është boshti kurrizor që e ndërlidh qiellin me tokën. Ajo është një Zonjë e lartë që bashkon zemra dhe përjetime. Poeti dhe poeteshat kultivojnë dhe mbëltojnë harmoni në botë. Poezia është nëna e dashurive. Poezia dhe muzika janë dhurata hyjnore të qetësisë së shpirtit, jehona e një ndjeshmërie të brishtë, prodhimi më i zgjedhur i meditimit ku lartësohen ndjenjat. Poeti është një anije fluturuese që vërtitet përrreth botës së fjalëve. Ai është kryeengjëlli i kohës dhe tymonier i karrocës së mbushur me fjalë, lule dhe flutra. Poezia është mbretëresha e arteve kurse poeti një flutur që fluturon, fluturon dhe bie në zjarr duke u djegur pa u djegur.

I këtillë duket edhe autori i kësaj vepre, Remzi Basha – poeti i dashurisë. Poeti dhe poezia shëmbëllejnë me një kandil shkëlqimtar të cilin nuk e tremb asnjë errësirë. Ai është një verigë që e ndërlidh botën e sotme me botën e ardhmërisë. Poeti është një pemë e mbëltuar në bregun e Lumit të Bukurisë. Ai është një bilbil që kërcen nga njëra në degën tjetër të fjalëve, duke krijuar melodi që e mbushin trupin me butësi dhe delikatesë. Numri i poetëve të botës që shkruajnë për ëndërrime është i panumërt. Poezia është jeta e shpirtit tonë. Ajo është një gurrë e ëmbël që ua shuan etjen shpirtërave të etshëm për dashuri dhe kulturë. Poezia e Remzi Bashës është një pemë me fryte të ëmbla për shijen e shpirtërave të uritur.

Poezia e tij është gjuha përmes së cilës lexuesi e eksploron mahnitjen e vet. Ajo shfaqet kur emocioni ka gjetur mendimin e vet dhe ka zbuluar fjalët e veta. Poezia është arti i bashkimit të kënaqësisë me të vërtetën. Shkenca është për ata që mësojnë, poezia për ata që dinë. Detyra e poezisë është të pastrojë realitetin e fshehur nga fjalët tona duke krijuar hapësira heshtjeje përrreth gjërave. Poeti e shikon botën ashtu si një burrë që e shikon një grua. Poetët janë gjykatësit e panjohur të botës. Poeti është një ”gënjeshtar” që gjithmonë e thotë të vërtetën. Ai që prodhon kënaqësi fisnike nga ndjenjat e përjetuara, është një poet i vërtetë, megjithëse mund të mos ketë shkruar një varg të vetëm në tërë jetën e tij. Poezia është ditari i një krijese detare që jeton në tokë dhe dëshiron të fluturojë në ajër. Poezia e Remzi Bashës është një pasqyrë që zbukuron gjithçka që ëndërrohet dhe përjetohet.

Poezia është pothuajse po aq e rëndësishme sa historia. Dallimi midis historianëve dhe poetëve është se të parët shkruajnë prozë kurse të dytët shkruajnë vargje. Të parët përshkruajnë gjërat që ishin, të tjerët veprat që mund të bëhen. Për shkak të kësaj, poezia është shumë më filozofike dhe më e rëndësishme se historia, pasi deklaratat e saj janë të një natyre mjaft universale dhe mjaft të veçanta të historisë. Poezia duhet t’i bëjë përshtypje

lexuesit sikur fjalët e saj të ishin mendimet e tij ose pothuajse një kujtim nga jeta e tij. Poezitë e vërteta shpëtojnë përmes fjalëve të përshtatshme. Poezia është çelësi për të deshifruar hieroglifet e natyrës. Poeti është një qenie e pakënaqur, zemra e së cilës shqyhet nga vuajtjet e fshehta, por buzët e të cilit kanë qëllimin e çuditshëm të shndërrojnë ankesat dhe thirrjet në muzikë të bukur.

Poezia, sipas Remzi Bashës, është krijimi ritmik i bukurisë në fjalë. Të jesh poet është një kusht dhe jo një profesion. Kam shkruar disa poezi që nuk i kuptoj as vetë! Asnjë poezi e shkruar nuk mund të kënaqet për një kohë të gjatë, ose gjatë gjithë jetës. Shpirti nuk ka pushime! Shpirti i poezisë është si një pemë e Krishtlindjes, e zbukuruar me globe të mrekullueshme! Bukuria dhe malli. Trupi dhe shpirti. Shpirti i fjalëve dhe komoditeti i shpirtit. Dashuria është një dëshirë e zjarrtë, një frymë e balsamosur. Dashuria është një nga temat elementare të poetëve. Poezia është një shpirt i butë, një qenie e re, e ëmbël, e bukur, e brishtë dhe inteligjente. Poezia bie nga qielli me qartësi, me saktësi, në mënyrë koncize dhe të thellë. Në çdo organizëm ekzistojnë tre parime: forma, forca e jetës dhe shpirti. Poezia është një gjendje e dritës së brendshme. Fitoret e mëdha fitohen jo vetëm nga morali dhe trimëria, por edhe nga poezia.

Një poezi fillon me kënaqësi dhe përfundon me mençuri. Poetët janë zotërit tanë, të njerëzve të zakonshëm, për sa i përket njohurisë së mendjes, sepse thithin nga burimet të cilat ne ende nuk i kemi bërë të arritshme për shkencën. Poezia është krijimi ritmik i bukurisë në fjalë. Të jesh poet është një kusht dhe jo një profesion. Kam shkruar disa poezi që nuk i kuptoj vetë! Asnjë poezi e shkruar nga pirësit e ujit nuk mund të kënaqet për një kohë të gjatë ose gjatë gjithë jetës. Shpirti nuk ka pushime! Shpirti i poezisë është si një pemë e Krishtlindjes, e zbukuruar me globe të mrekullueshme!

Remzi Basha thekson: E vërteta më ndriçon, kurse dashuria më ngroh. Dashuria është Shpirti i Shenjtë. Gruaja është burimi ku je ndalë të ngopesh me ujë. Nëse në fillim të ka munduar etja, në vazhdim do të mundojë edhe përmallimi për të vajtur te burimi! Kam dashur, jam djegur. Sot nuk jam tjetër veçse një diamant. Asgjë nuk mund të më plagosë. Dashuria e vërtetë nuk të lejon të mplakesh, por përkundrazi, të përlind, të ringjall dhe të bën të pavdekshëm. Hamë për të jetuar, jetojmë për dashuri dhe krijimtari, për një jetë të bukur dhe të lumtur. I paharruar mbetet çasti kur u njohëm për herë të parë, dhe kur për herë të parë ta dhurova puthjen e parë! Ti buzëqeshje, kurse un digjesha si flakë. Fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë moment të paharruar. Ti je libri i jetës sime, me shkallë gjata e të larta deri në qiell, deri te rrezet e dashurisë, deri në fund të universit. Ti je bukuroshja e ëndrrave të mia. Ti je limani i bregdetit tim dhe burimi më i kristaltë i parajsës së ndjeshmërisë sonë!

Shpirti i fjalëve dhe komoditeti i shpirtit. Dashuria është një dëshirë e zjarrtë, një frymë e shenjtë, një nga temat elementare të poetëve. Poezia

është një shpirt i butë, një qenie e re, e bukur, e brishtë dhe inteligjente. Poezia bie nga qielli me qartësi, me saktësi, në mënyrë koncize dhe të thellë. Në çdo organizëm ekzistojnë tre parime: forma, forca e jetës dhe shpirti. Poezia është një gjendje e dritës së brendshme. Fitoret e mëdha fitohen jo vetëm nga morali dhe trimëria, por edhe nga poezia.

Përderisa shumë poetë shkruajnë gjatë për të thënë shkurt, Remzi Basha shkruan shkurt për të thënë shumë dhe gjatë. Leximi i poezive të këtij poeti të mirënjohur, paraqet një kujdes të veçantë ndaj mendimit të shprehur dhe fjalës së shkruar, sepse ai ndërton tekste të konstruktuara me imagjinatë të bujshme, me figura stilistike, me bukuri artistike dhe me një diskurs elegant dhe të fuqishëm. Hija e hijeshisë që i ringjall iluzionet dhe ëndrrat, është pasqyra e shpirtit poetik është simbol i hijeshive të jetës, ku zbulojmë ikona të gjalla. Poezia e Remzi Bashës është dhurata hyjnore e qetësisë së shpirtit, jehona e një ndjeshmërie të brishtë, prodhimi më i zgjedhur i meditimit, ku lartësohen ndjenjat.

Pa kurrfarë dyshimi, Remzi Basha është një poet i mirëfilltë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai është njëri nga poetët më të shquar të diasporëst, për tepër modest dhe me një ndjenjë të mirë të cilësisë së tij të çmuar, me një veshje simbolike poetike që ia ka hije. Poezia e tij është sa intelektuale, po aq edhe përdëllimtare. Dhe, edhe në njërin, edhe në rastin tjetër, deshifrohet në një varg të një besnikërie të padyshimtë në fjalën e vet, e shprehur dhe e kuptueshme nën zodiakun e një ylli magjik të krijimtarisë autentike.

Pa dyshim, poezia është një rrugë komunikimi, një rrugë e majave. Fusha e fjalorit të etshëm për të thënë diçka nëpërmjet ritmit, harmonisë apo përfytyrimit, i përshtatet në kontekst komentimit të poezisë së Remzi Bashës, krijimtaria e tij duke shkëlqyer më një harmoni të veçantë të mbrendshme, fjalët duke rrjedhur njëra nga tjetra në një natyrshmëri fort precize të studiuar. Prej këtu, ajo gjendje e një fuqie të jashtëzakonshme që e zgjon lekturimi i vargjeve të tij. (Bukuresht, Vjeshtë 2021)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: ,