Home

Lajme

Enver Bytyci – Jo zonja Gridë!

No Comments Lajme Opinion

Grida Duma ka folur te Erla Mehilli dhe ka justifikuar vendimin e zotit Basha për “pezullimin” (në fakt perjashtimin) e zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Në këtë rrëfenjë të saj ajo me shumë intrigë thotë dy gjëra:
Se strukturat e Partisë Demokratike nuk mund të vendosnin, pasi nuk kanë informacionin që ka Basha! Në fakt Berisha këtë ka kërkuar: – Bëni publike informacionet që pretendoni se i keni! Ia ka kërkuar këtë Departamentit të Shtetit dhe po ashtu Bashës! Por intrigantët fshihen gjithnjë pas konspiracionizmit!
Grida thotë se “Berisha ka kërkuar vetë që PD të mos merrej me problemin e tij, se do e zgjidhte vetë ai”. Dhe nënkupton se foltoret e tij janë përgënjeshtrim i asaj që zoti Berisha ka kërkuar vetë! Po! Edhe kjo është e vërtetë! Por Berisha nuk ka kërkuar që kryetari i Partisë të mbajë anë, të ndëshkojë Berishën me urdhër të palës tjetër.
Basha duhet të merrej me Berishën, ndërsa Berisha nuk u dashka të merrej me Bashën per hir të asaj që paska thënë se “Ky është problemi im”! Basha duhet ta përjashtojë atë nga Grupi Parlamentar i partisë që Berisha ka themeluar dhe ky i fundit u dashka ta miratojë pa kundërshti! Që do të thotë të pranojë një faj të pa qenë!
Jo zonja Gridë! Sofizmat tuaja, sado të kamufluara të jenë, mbeten sofizma, pohime kontradiktore, që ju nxjerrin zbuluar!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *