Home

Lajme

Kozeta Zylo – Ndëshkimi…

No Comments Argëtim Letersi

Ju që grabitët tokë e pasuri,
Dhe mjerimin e mbollët prag më prag,
Harruat se ndëshkimi do ju vijë me furi,
Si dhe për duartë tuaja lyer me gjak.

Ju që Atdheun e shitet si plaçkë,
Dhe mijëra njerëz i hodhët në rrugë,
Doemos që ndëshkimi do ju djeg si saç,
Si mishi që përcëllohet në furrë.

Ju që me djallin putheni në buzë,
Dhe na e shisni si mik të shqiptarëve,
Doemos që ndëshkimi do t’ju bëj sus,
Se iku koha e zuzarëve dhe e barbarëve.

Ju që shtetin e quani të tuajën pronë,
Dhe e vidhni me firmat që i nënshkruani vetë,
Doemos që ndëshkimi s’do të jetë vonë,
Për ju faqezinj të vetëshpallur mbret.

Ju që s’latë toka dhe dete pa vjedhur,
Dhe banjat i veshët me shufrat e arit,
Doemos që së shpejti do të jeni të pandehur,
Dhe ferri do t’ju përpijë nëpër flakët e zjarrit.

Ju që familjen e hodhët si leckë të pistë,
Dhe frikshëm nën rrogoz punuat pa zë,
Doemos që ndëshkimi do t’ju vijë një ditë,
Ah veç kësaj, kësaj i besoj mbi çdo gjë.

Fillim Nëntori, 2021
Manhattan

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *