Home

Lajme

Rexhep Rrugeja – NE SHQIPERI NUK KA PASUR DHE NUK KA KURRE PARTI TE DJATHTA GJATE 76 VITEVE.

No Comments Argëtim Histori

SHKRIM NGA REXHEP RRUGEJA
Ne momentin e kalimit nga nje regjim totalitare ne nje shoqeri te lire sot fatmiresisht kemi kujtime te shume personave qe kane vujatur denimin ne birucat ,burgjet e tmerrshme dhe te shume personave qe u internuan ne zona te thella te Shqiperise ,por dhe te popullit i cili ishte ne nje rrethim te dyte ,ku lirite dhe te drejtat e njeriut nuk ekzistonin .Keto kujtime do i sherbejne brezave te rinj per te njohur me se miri vuajtjet e popullit shqiptare nen diktaturen e eger komuniste.E nisa shkrimin me te kaluaren per te treguar se nga e kaluara komuniste sot na ndan vetem nje fill i holle.Gjate ketyre 32 viteve te tranzicionit qellimi kryesore i popullit shqiptare ishte krijimi i demokracise pluraliste,bazuar ne shtetin e se drejtes,ndersa sot ende perdoret termi”shtet ligjore”,dhe jo “shteti i se drejtes”.Ne momentin qe shqiptaret prisnin nje shtet te se dejtes e te lire gje e cila nuk u realizua sepse regjimi i eger komunist i cili i ka ngulur rrenjet thelle ne token shqiptare ,vete kupola komuniste formoi shume parti, dhe partia me kryesore Partia Demokratike e cila ishte e para parti qe u formua ku populli shqiptare priste ndryshimin dhe shpresonte shume nga kjo parti fatkeqsisht per popullin shqiptare ajo parti u formua me komuniste dhe me bijte e tyre .Kjo parti(PD) ne bashkepunim me nenen parti(PS) bashkpunuan bashke duke bere te mundur nxjerrjen e ligjit famekeq 7501,gje e cila beri te mundur sorollatjen e pronareve te ligjshem nga njera gjykate ne tjetren.Por solli dhe vlla vrasje te familjareve me njeri tjetrin.Per disa individe ceshtja e pronsise nuk ka rendesi sepse disa nuk kane pasur prona dhe disa te tjere kane perfituar nga partite ne menyra te ndryshme korruptive.Por ketyre individeve do tiu thonja :- “Sikur pushteti tiu nxjerri nga shtepia dhe ne shtepite tuaja te vendosen njerez te tjere” cfar do beni?”Po tiu hekesh nga puna e shtetit ?”.Me siguri keto individe do flasin me tone te ashpra per nje te drejte qe i eshte shkelur nga pushteti.Po pronaret e tokave nuk e pasken kete te drejte?!E keqja e nje individi eshte e veshtire te zhbehet,po ajo e nje regjimi te tere te organizuar ne te gjithe instrumentat e tij ?Padyshim eshte me e veshtire dhe rol kryesore ne keto 32 vite te qeverisjes se vendit ka nena parti PS e cila eshte akoma gjalle dhe bashke me partite motra bejne pozite dhe opozite ne kurriz te popullit.Te themi qe ka demokraci ne Shqiperi dhe ka parti te djathta eshte qesharake .Por ,partite motra dhe udheheqesit e tyre kane hedhur rrenje ne mendjen e shumices se njerezve ,u ka erresuar shikimin,u ka mohuar mendimin e lire dhe mendimin vetjak ,u ka mohuar fjalen e lire,kembimin e ideve ,diskutimet dhe ceshte me e rendesishmja pronen.Pra per tiu kthyer ceshtjes nese kemi parti te djathte vete koha ka treguar por dhe faktet qe une kam parashtruar me siper flasin qarte se ne Shqiperi nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnje parti e djathte .Te gjith jane parti te majta me ne krye partine e komuniste ,te punes sot partia socialiste .Por gjate ketyre tre dekadave ne Shqiperi nuk u denuan krimet e komunizmit,nuk u hapen dosjet e spiuneve.Keto tregues jane shume te rendesishem te cilet tregojne qarte se ne Shqiperi nuk ka pasur drejtesi dhe parti te djathta.Njeriu duhet te jete i ndergjegjesuar ne rralle te pare ne ndergjegjen e tij ,duke i rritur vetes vlerat e lirise dhe te drejtat e njeriut .Nese nuk i zbaton keto asgje nuk fillon te ndryshoje.Rezuluta na meson se garancia me e mire per cmontimin e regjimeve komuniste jane reformat e thella politike,juridike dhe ekonomike ,sidomos per vendin tone komunist ,e cila do na shpie ne nje shtet demokratik dhe te nje kulture autentike.Nuk doja te ndalesha te ngjarjet e renda qe kane ndodhur ne vendin tone gjate ketyre tre dekadave,se per ato ngjarje kam shkruajtur ,por do ndalem te keto ngjarje per te treguar se pjesa e me madhe e popullit harron jo vetem vuajtjet e komunizmit por duke mos pasur besim te vetvetja harron dhe vuajtjet e sotme.E para:- Kush i ka lene shqiptaret ne emigrim per tre dekada?Kush i hapi firmat piramidale dhe i mori shqiptareve shtepi e katandi?Kush i hapi armet ?Ku shqiptari vrau shqiptarin.Kush i vrau njerezit ne bulevard me 21 janare?Kush e beri Gerdecin? Ku u vrane njerez te pafajshem.Kush ia prishi shtepite ?E thash kete sepse shtepite te ndertuara pa leje nese prishen, prishen te gjithe, jo disa te nenes e disa te njerkes,ligji duhet te ishte i barabarte per te gjithe.Ka dhe probleme te tjera madhore qe nga blerja e votes ,shkolles ,sidomos e universiteteve ,droges etjere.Te gjitha keto nuk i ka bere vetem nje parti ,apo nje individ por i kane bere partite motra bashke me politikanet e medhenj.Nje pjese e mire e njerezve sot gezohen dhe mburren duke thene :-Sa bukur fola une te Basha,te Berisha,te Meta ,te Rama apo te Monika.Bukur dhe mire eshte kur ia perplas ne fytyre ose duke mos i shkuar nga pas partive motra ,e jo duke i bere udheheqesit e partise Skenderbej,apo duke i bere lajka e duke e dredhur per nje vend pune apo per bizneze e ceshtje personale apo familjare.Kjo tregon qarte se komunizmi eshte ulur kembe kryq ne Shqiperi sepse keto levdate qe keta njerez ia dhurojne udheheqesve te tyre, dikur ia dhuronin kriminelit Enver Hoxha, ne mos kete njerez te tjere.Por cfar do te bejme mire per te ardhmen qe te kemi nje demokraci te vertete apo parti te verteta te djathta :-Ndarja e pushteteve ,liria e shtypit ,njohja e prones private dhe mbrojtja e saj me ligj ,si dhe zhvillimi i nje shoqerie civile jane disa nga mjetet qe mund te perdoren per te shkuar drejt nje demokracie te vertete. Te dime ke kemi mik e ke armik.Te dime si kemi ardhur deri ketu ,ku jemi dhe te gjejme rrugen e drejte te nje demokracie te vertete. Me punen tone konkrete duhet te kontribojme ne krijimin e shtetit Shqiptare ne kufijte kombetare.Duke u liruar nga mendesia e robit ,duke qene atdhatare me shpirte dhe me vepra se jemi nje komb dhe kemi nje territor ne tere hapisiren shqiptare.Por nje shtylle e forte per te prure ne vend demokracine te vertete ne Shqiperi per te zhdukur njehere e mire komunizmin duhet patjeter formimi i nje partie te re me djem dhe vajza te reja te shkolluara ne universitetet shqiptare dhe ne universitetet europjane ane mbane botes,te paperlyera me partite motra .Por padiskutim qe duhet nje ekonomi e forte dhe nje organizim i mirfillte.Mbi te gjitha te ngrihet elita kombetare.Arisokracia kombetare.Te dalin ne siperfaqe intelektuale te formuar ne fryme kombetare ,qe kane per baze te kaluaren kombetare dhe traditen kombetare. Udheheqesit e partive motra e kane te qarte rendesine e zhvillimit te zgjedhjeve ,por me te qarte ata kishin dhe kane ndarjen e pushtetit ne zgjedhje duke bere ligje dhe duke i ndryshuar ato here pas here jo per popullin por per veten e tyre.Ato do ti sherbejne atyre si pasaporte ,jo vetem per te legalizuar pushtetin e tyre ,por dhe per te qene te lire ,per te ndermarre te ardhmen duke forcuar te gjitha masat per te mbrojtur pasurite e tyre dhe familjaret e tyre dhe per te mbajtur peng partine qe te jene te paprekshem kunder cdo faji qe kane kryer dhe te perhershem ne pushtet.Me vjen mire qe udheheqesit komunist te partive motra pranojne gjynahet e tyre por jo te gjitha ,nga ana tjeter simpatzante te semure nuk e pranojne nje gje te tille.Udheheqesit e partive motra bashke me politikanet e tyre akuzojne njeri tjetrin ne foltoren e kuvendit per krime ,droge ,vrasje ,korrupsion etjer krime ,por asnje politikan te madh nuk kemi pare ne bankat e te akuzuarve.Duke dhene fakte reale cfar ka ndodhur ne Shqiperi e cfar po ndodh akoma shihet qarte qe e djathta ne Shqiperi jo vetem qe nuk ka ekzistuar asnjehere gjate ketyre 76-te viteve por as shijen sja kemi provuar ,se emra fallso qe quhen parti te djathta ka sa te duash. Nje fjale e urte thote:-Cfar do mbjedhesh do te korresh.
REXHEP RRUGEJA KAVAJE ME 03 NENTORE 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *