Home

Lajme

Romeo Gurakuqi – Djegia e mandateve ishte nje vendimarrje tipike anarkiste

No Comments Lajme Opinion

Djegia e mandateve ishte nje vendimarrje tipike anarkiste, jo demokratike, cënim i vullnetit të lirë sovran të përfaqësuesit të zgjedhur, realizuar nën trysninë e turmave të manipuluara politikisht nga agjitatorët.
Po dëgjoj, që për djegien e mandateve po flasin ata që nuk thanë një fjalë të vetme në mbledhjen e nderë të 17 shkurtit 2019.
Për hir të së vërtetës ata që guxuan te flasin, t’i thërrasin arsyes dhe te shpjegojne, se cfarë do t’i ndodhte vendit, opozitës, raporteve të saj me Perendimin, u fshine menjëherë nga lista, te rinj dhe te vjeter njelloj, dhe sot asnje prej tyre nuk eshte më, as në Grupin e ri Parlamentar të PD dhe as në Kryesinë e saj.
Ndërkohë, dua të kujtoj, se në ditet që pasuan 17 shkurtin 2019 ndodhën edhe dy veprime të tjera, që ishin në kundershtim me legjislacionin shqiptar:
1.Dikush, që nuk ishte asokohe deputet, i pa-autorizuar individualisht me shkrim nga deputetet, mori mbi vete përgjegjësinë dhe dorëzoi në Parlament mandatet e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, duke shkelur kështu mbi lirinë e vendimarrjes dhe duke cënuar vlefshmerinë e procedurës. (lehtesisht e verifikueshme kjo)

  1. Më pas, në vend që Komisioni i Mandateve të verifikonte ekzistencen e faktit, lirinë e vendimarrjes së deputeteve, përmes thirrjes së tyre individualisht në seancë të posacme, sic e parashikon ligja, operoi menjëherë me heqjen e mandateve të deputetëve ne bllok, pa pranine e tyre dhe pa u pyetur publikisht.
    Ngjante si një skenar i koordinuar në një ndjeshje futbolli ku rezultati eshte i paracaktuar

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *