Home

Lajme

Dy profesor serb i shkruajnë letër ShBA-së – “Nxirreni Vuçiqin para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës”

No Comments Aktualitet Lajme

Dy profesorë të Universitetit të Beogradit, Aleksandër Fatic dhe Vojin Rakiç, i kanë dërguar një letër të hapur të dërguarit special të administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në letrën e tyre ata shkruanë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç “duhet të paditet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë për një sërë krimesh të rënda, politike dhe ligjore”.

“Ne besojmë se është thelbësore që rregullisht të përditësohet lista e personave që i nënshtrohen sanksioneve të ShBA-së, si dhe të mbahet ajo listë mjaftueshëm e thellë në establishmentin e korruptuar në Serbi”, shkruan në letrën e hapur.

“Siç e dini, ekziston një listë e bërë nga lëvizjet demokratike në Serbi e cila regjistron shkelësit më drastikë të të drejtave të njeriut dhe të shtetit ligjor mes anëtarëve të gjyqësorit të kontrolluar nga qeveria dhe nëpunësve civilë në nivele të ndryshme të qeverisjes. Janë këta njerëz që, nëpërmjet praktikave të tyre korruptive, bëjnë të mundur mbijetesën e një regjimi jodemokratik”.

“Për të arritur një qëllim të tillë”, shkruajnë Rakiç dhe Fatiç “mbështetja e Shteteve të Bashkuara është e nevojshme”.

Kundër Vuçiçit, shkruanë ata, “duhet të ngritet aktakuzë”.

“Vuçiç e di se një person kompetent dhe i vendosur në krye të politikës së Departamentit të Shtetit ndaj Ballkanit Perëndimor është kërcënimi më i madh për sundimin dhe ambicien e tij. Prandaj, në fillim të mandatit tuaj, ai do të jetë veçanërisht i ndjeshëm ndaj veprimeve vendimtare dhe të qarta”, kanë thënë Rakiq dhe Fatic.

Duke folur për ndërhyrjen e SHBA-së, Fatiç dhe Rakiç theksojnë se është e nevojshme, për shkak se “institucionet e ndryshme të BE-së dhe regjimi serb janë në një aleancë të korruptuar”.

Dhe kjo, sipas tyre, mishërohet në pasivitetin aktual të Këshillit të Evropës në raport me gjyqësorin serb, i cili është në gjendje korrupsioni të thellë.

Fatiç dhe Rakiç besojnë se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kontribuonte në forcimin e regjimit demokratik në Serbi, gjë që do të rezultonte me largimin e politikanëve të korruptuar që pengojnë procesin demokratik në shtetin fqinj.

Burimi/lajmishqip.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *