Home

Lajme

Muharrem Salihu – Pse Nikolla Kelanoviq e hoqi flamurin shqiptar? Ose kur ekonomia mund të shërojë plagët e të kaluarës në Ballkan..

No Comments Lajme Opinion

Çfarë duhet ta ketë shtyrë Nikolla Keljanoviq, një djalosh serb, bashkëqytetarin tim, që disa ditë më parë të hiqte flamujt shqiptarë nga shtyllat e ndriçimit në Beograd? Ai thoshte se ishte pro pajtimit, dhe nuk kishte ndonjë histori armiqësie me shqiptarët. Është diçka normale për moshën e tij. Nuk doli ndonjë lidhje e tij me organizata ekstremiste, as tifozësh sportivë dhe as politikë. Për fat të mirë në Serbi nuk e mendojnë të gjithë njëjtë si ai. Kur kryeministri Rama vizitoi për herë të dytë Beogradin, kam qenë në prezantimin e librit të tij Kurbani dhe në përcjelljen e tij në forumin e biznesit në Nish. Elita intelektuale e Beogradit, por dhe ekipi i sigurimit të tij rendnin për t’i marrë autografe apo bërë foto me të…
Mirpo pse Nikolla zuri inat me flamurin shqiptar, bashkë me disa shokë të rinj? Supozoj se është retorika përplasëse që shkëmbejnë liderët e dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, apo e segmenteve të caktuara të shoqërisë serbe ndaj shqiptarëve, që gjendet kudo në media.
E mbaj mend babën tim 40 vjet me pare qe nga vuajtjet, pse i kishin prere familjen në Klaiq-thoshte: mos me lente Ymri, pa ia parë tymin Beogradit…por sot! Mua sme shkoi mendja te heq ndonje Flamur diku, perkundrazi, e kam vendosur pran shtepisë time krah për krah me Flamurin tonë kombtarë, bile dhe pune Ju japi njelloj, si shqiptareve dhe serbeve në fabriken time ne Medvegje…
Ndonëse këshilla që japin ndërmjetësit e proceseve të mëdha të pajtimit në histori është:Shmangni retorikën ndarëse, që dëmton dialogun.
Unë, Muharrem Salihu, 53 vjeç, i Tupallës, Medvegjë, që jetoj në Tupallë, brez pas brezi, nuk do e bëja të njëjtën gjë, as në Serbi, as në Kosovë, as në Shqipëri dhe askund në botë me flamurin e askujt. E mbaj mend babën tim 40 vjet me pare qe nga vuajtjet, pse i kishin prere familjen në Klaiq-thoshte: mos me lente Ymri, pa ia parë tymin Beogradit…por sot! Mua sme shkoi mendja te heq ndonje Flamur diku, perkundrazi, e kam vendosur pran shtepisë time krah për krah me Flamurin tonë kombtarë, bile dhe pune Ju japi njelloj, si shqiptareve dhe serbeve në fabriken time ne Medvegje… Jam qytetar i Serbisë, i etnisë shqiptare. Si ndërmarrës me aktivitet në Veneton italiane, të njohur për standarte të larta etike, do propozoja dhe një ilaç për plagët e së shkuarës, që prodhojnë retorika ndarëse, që helmojnë mendjen e të rinjve si Nikolla.
Ekonomia si ilaç për Ballkanin ose Ballkani i hapur
Është ekonomia, budalla, thoshte ish Presidenti amerikan Klinton në një fushatë elektorale. Dhe unë, modestisht mendoj se ekonomia, është njeri nga ilaçet, – jo i vetmi për të shëruar Nikollën, por dhe të tjerë si ai, në të dy krahët, që zenë inat me flamurin e tjetrit.
Unë jam medvegjas, komuna më e madhe e Serbisë, por dhe ajo ku banojnë shqiptarë, me afro 500 kilometër katror, që është ndoshta komuna më e varfër e Serbisë. Pse vallë, kur Zoti, qoftë i shqiptarëve, qoftë i serbëve ka qenë bujar: kemi minerale të rralla dhe të çmuara, kemi ujëra termale mbi dhe nëntokësorë, kemi pyje, kemi pozitë strategjike të rëndësishme. Mirpo, shqiptarët po ikin në Perëndim. Zbatimi pervers dhe diskriminues i një ligji për gjendjen civile,- nga segmente të caktuara të ministrisë së brendshme, po i heq të drejtën e qytetarisë shqiptarëve. Bashkëvendasi im, Zeqir Sinanoviç e vrau veten si pasojë e këtij ligji. Faji duhet të jetë i njeriut, më saktë i politikës.
Ja përse, ndërsa gjendem në Beograd dhe liderët e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Malit të Zi, takohen për një raund tjetër të inisiativës Open Balkan, dua t’ i bëj një thirrje atyre: Flisni për ekonominë, por zbrisni në territor. Hajdeni në Medvegjë, hajdeni në Luginën e Preshevës, dhe testoni vlerën e ideve dhe marrëveshjeve tuaja në një mjedis multietnik. Jam i bindur se në Medvegjë do të vijë dhe kryeministri Kurti, cili e ka shumë për zemër mirëqenien dhe përparimin e bashkëkombasve të vet në Republikën e Serbisë. Jam i bindur se kryeministrat dhe presidentët, burrështetasit e rajonit, së bashku me njerëzit e biznesit dhe shoqërisë civile mund të korrigjojnë shumëçka dhe t’i japin të drejtë vetes për diçka në qëllimet e shpallura në këtë inisiativë.
Nëse Ballkani i hapur, favorizon investimet e huaja, investimet e shtetasve të vet, të etnisë shqiptare, Medvegja mund të jetë mrekullia e re e Serbisë dhe Ballkanit. Duke nisur nga ndërtimi i një autostrade, e hekurudhe që nis nga Leskoci, kalon nëpër Medvegjë dhe nëpërmjet Prishtinës në Kosovë, shkon në bregdetin e Shqipërisë. Atje do kalonin mineralet dhe turistët. DHe unë, dhe ne të bashkësisë së biznesit, do ta mbështesnim fuqishëm këtë inisiativë: kjo do të ishte Udhë miqësie që do afronte popujt dhe kombet tona. Kësisoj nuk do gjendeshin të rinj si Nikola që do t’ i shkonte në mend të hiqnin flamujt e ndonjë shteti.
Nëse Ballkani i hapur, mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit dhe komunës sime, do duhej ndalur procesi i pasivizimit të adresave të shqiptarëve në krejt Republikën e Serbisë. Një lojë si ajo që Biserko e quan spastrim etnik, duhet ndalur dhe kujt e ka ideuar, do t’ i duket shumë e prapambetur. Kësisoj, bashkëvendasit e mi, do të ktheheshin dhe do të investonin në shtëpitë e tyre, në rimëkëmbien e varreve të të parëve, dhe në fabrika e hotele për turizmin termal.
Nëse Ballkani i hapur do të zbriste nga terreni i hoteleve dhe takimeve diplomatike në një terren tokësor, afër njerëzve, duke zgjidhur dhe shëruar problemet e tyre, me instrumenta ekonomike, askush nuk do të kishte dyshime për këtë inisiativë. Ekonomia i zgjidh pabarazitë nëpërmjet ligjësive të saj. Kosova do të fliste për ekonominë në tryezën e Ballkanit të hapur, për hallet e njerëzve, ndërsa drejtësia për plagët e së shkuarës do të bënte punën e vet në shtëpinë e drejtësisë. Drejtësia vonon, por nuk harron- thotë një fjalë e urtë. Ekonomia, nuk vonon, ndaj nuk duhet ndalur kurrë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *