Home

Lajme

Dalan Luzaj – KUR U VJEN GJUHA SYVE…

No Comments Argëtim Letersi

Si pash me ne jete syte me aq drite,
eklipsonin diejt,ku lindin lirite.

I nxitonin gjokset nga syt’e mi,
sa celnin dritare , mes flokut te zi.

Nen futen e zeze,qeruar dy lajthi.
Nen bluzen e bardhe,gjak dy qershi .

Si s’shkrinte bora, nen futen e zeze?
Dy klithma gjokset, rendnin per shprese.

Dhurate ke bukurine,kur hyne ne rini,
U vjen gjuha syve,alfabet i ri.

Syte e gravitetit, me tjeter alfabet.
Behen me dy gjuhe te luftojne ne jete.

Besnik i ke syte ne cdo te fshehte.
Dinakeria meme, tradhetine e vret.

Zulmeve te jetes,s’di ku baret.
Stuhia e syve, i shkul shtate balle det.

Ke s’pyeta ne jete,mos ja njihte fafjin?
Asnje ne bote,fajtor s’e beri majin.

U shfaq diku larg,si urim,papritur,
e pyeta,Ju luta,s’mi dha syte e ndritur.

Qeshi embel,me dhimbjet qe ka,
me syte e bukur,me me te shpejtit krah.

Kaloja rrugices se ftohte,ngelur shkrete,
i verber, i ngathet je, kur s’ke ke pyet.

Per Ty, jo per fatin eshte kjo lirike.
Besoj, se nga Une s’ushqen me ”frike.”

Me hipnotizuan,valle a kishin bese?
Me ata sy, nje mije diej ndez.

Syte qe siellin drite dhe kerkojne shpirt,
ne c’pike te gravitetit i fikin bukurite?

Rreh syri ne zemer dhe te jep mend,
perse ne tjetren zemer shkon dhe ben vend?

Me flatra syte e bukur fluturojne gjate.
C’zemre i dhane shpirt?C’buzeve u dhane fat?

Per ata sy, do jepja nje thes me ar,
me buze lotin t’ja u kisha thare.

Zen rob ata sy, nje perandori
Vertete isha i varfer,po isha i ri .

Dalan Luzaj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: