Home

Lajme

Ira S. Kurti – Foltorja

No Comments Lajme Opinion

Dje tek kalonim nga Kamza nën tingujt e daulles në sheshin e pallatit të kulturës atje, ndjehej atmosferë feste. M’u kujtuan vitet 1990 kur ajo zonë ishte fushë e tani e populluar nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, por sidomos nga veriu. Nuk kam qënë kurrë kundra lëvizjes së lirë dhe dhënies së mundësisë në mënyrë të barabartë të gjithëve shtetasëve, por kam qënë e jam kundra zaptimit të pronës së tjetrit. Një pikë ku pushtetarët tanë kanë dështuar rëndshëm.
Për mua ishte hera e parë që merrja pjesë në një foltore politike të PD. Kisha shumë pyetje e kërkesë llogarie për ish KM e President I Shqipërisë, por ndërrova mëndje kur pashë vuajtje dhe lot në sytë e tij. Nuk është Arbërore, nuk është fisnike të shqelmosh dikë që nuk ka pushtet më, I thashë vetes dhe reduktova në një minimum fjalën time.
Oh sa shumë kisha për të thënë, por u mundova me ato pak që thashë të jepja thelbin e problemit duke ruajtur balancën e foltores së tij. Sepse nuk ishte foltorja ime. Në foltoren time nuk do pranohej kurrë gjuha e urrejtjes as ajo e shipfjeve. Nuk do mitizohej kulti I individit, por do ndërgjegjësohej njeriu. Në një sistem të kapur prej 75 vjetësh ku akoma nuk e njohin ça është demokracia I vetmi reagim që na kishte ngelur ne ishte protesta pa ndërprerje. Por asnjë nga politikanët nuk e vuri ujin në zjarr para zgjedhjeve kur ne kërkonim Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, dhe as populli që nuk e din se nga I vjen e keqja pret që dikush t’ja zgjidhi problemet se nuk e kupton fuqinë e tij. Propagandat e kanë bërë punën e vet në shpërlarjen e trurit. Tani na kërkohet falje vetëm nga Berisha, por që është gjysëm i sinqertë sepse po të ishte plotësisht I sinqertë do kuptohej më shumë pse Shqipëria vuan akoma. Mund të isha më goditse në argumentat e mia, por m’u duk shumë I vrarë për t’ja thënë dje pasi ai I ka lexuar shkrimet e mia, e komentet e mia dërguar te faqja e tij. Ai e di se si e kam goditur atë dhe gjithë klasën politike 30 vjeçare që dështuan të ngrinin Shtetin Ligjor që është Shteti I së drejtës. Ata ndërtuan klane, por harruan mbas zgjedhjeve që të gjithë ishin Shqiptar dhe të bashkonin kombin. Sollën me egon e tyre veç përçarje. Kjo është e pakonceptueshme që të mbahen në skenën politike si primar. Çdo njeri nga ne duhet të mësojë nga gabimet e tyre dhe mos t’i përsërisë me ato. Ndaj duhen udhëheqës të rinj (jo nga mosha) por me mentalitet pluralist që mos të çmëndet vendi se u ndërrua administrata shtetërore. Jeta duhet të vazhdoj normalisht dhe administrata nuk duhej politizuar dhe denigruar në këtë fare pike.
Kjo eksperincë më bëri mirë dhe mua se pashë edhe se si disa portale disinformojnë se janë të paguar ose kanë në mëndje disinformimin, se tremben nga e vërteta. Kanë mungesë profesionalizmi për të transmetuar mesazhet në mënyrë korrekte. I pëlqen kulti I Individit dhe nuk kuptojnë që lirinë e tyre e kanë shitur. Nuk njohin të drejtat njerzore dhe nuk njohin edhe detyrimet ndaj Atdheut. Njohin gjuhën e urrejtjes dhe nuk dinë të ngrejnë një çështje që ka rëndësi për jetën e tyre. Dinë të ofendojnë, por nuk dinë të kritikojnë në mënyrë konstruktive. Kujtojnë se jetojnë në demokraci, por nuk kanë jetuar në sistem demokratik as një ditë të vetme. Si nuk foli një njeri për ndërgjegjen personale këto 30 vjet?
Dhe një portal që kishte fotografuar shkrimin tim më bënte mua sikur më kishte dërguar Rama me sabotu Berishën. Kjo gjë as vet doktorit nuk i shkon në mëndje. Ky detaj tregon edhe një herë shkallën e ulët të njohjes së demokracisë në vend. Këta mjeranë kujtojnë se kur vjen PDja në pushtet duhet tua heqi pashaportën Shqiptare dhe të gjitha të drejtat që vinë me të, atyre të PSsë dhe anasjelltas. Por nuk kanë faj sepse kështu janë sjell KM e këtyre dy partive sa herë kanë ardhur në pushtet. Ata nuk janë bërë kurrë KM të të gjithë Shqiptarëve, por vetëm të klaneve të tyre. Dhe ky është një nga dëmet e tjerë që I është shkaktuar Kombit tonë, vendit tonë!
Më vitin 1997 një punojës I administratës së PD mbrojti me jetë vendin e punës nga pushtuesit, zaptuesit e shkatërruesit me armë. Në çdo vend normal ky punojës duhej veç vlerësimit me një titull nderi duhej nderuar si Hero. Sepse puna e tij ishte të administronte në kohe paqe gjë që e bëri jashtëzakonisht mirë, përtej pritshmërive të kohës e përparoj ambjentin dhe cilësinë e shërbimit publik. Nuk ishte në listën e detyrave që ai paguhej të sakrifikonte karshi personave të armatosur duke bërë të mos prekej terrotori I punës së tij. Por çfarë ndodhi nga ardhja e PSsë në pushtet? E dekoruan? Jo, nuk e dekoroj njeri, I futën urrejtjen në zemër se e hoqën nga puna dhe ja lanë fëmijët pa bukë. E di, se e kam ndihmuar me para këtë njeri. PS-ja ì tha rri pa punë se ty të vuri PD-ja tani ne do vemë njerzit tanë. Pra i hoqën të drejtën të ishte një Shqiptar që ka të drejtën të largohet nga puna jo për pikëpamjet e tij politike, por nëse nuk do ishte një profesionist apo administrator i mirë!! Kjo nuk mund të ishte apo të jetë Shqipëria që duam! Duhet të kuptohet dhe pranohet pluralizmi nëse kemi zgjedhur të jetojmë në një rend demokratik.
Ira S. Kurti
https://youtu.be/ijj-IZ-yZQ0

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *