Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Ballkani, kjo pike e zeze ne Europe!

No Comments Lajme Opinion

Ballkani ky gadishull i urrejtjeve bizantine, mesjetare, orientale e karpatiane, ku secili eshte kunder secilit dhe ne fund te gjithe jane humbes!
Ky gadishull hijenash mishngrenese e gjakpirese, behen sikur duan Europen, e sillen si ujqer te terbuar, behen sikur e duan Ameriken, e sillen si dhelpra dinake, pa kurriz e pa ide, vetem sa per te mbijetuar sot per neser, duke vjedhur ndonje veze apo gjuajtur ndonje pule!
Ballkani kjo toke ku ujitet e rritet urrejtja nderetnike e nderfetare, kjo toke ku i besohet miteve e genjeshtrave, ku me patetike kendohen kenget kreshnike, ku njerzit lavderohen kur bejne keq e trathtojne, kur genjejne e ju besojne genjeshtrave te veta, ku vrasin pas shpine e naten,e mendojne se kjo eshte trimeri, ku vjedhin e rrahin gjoksat per kete art te hajnise!
Ballkani, kjo pike e zeze ne Europe,ku ne mengjes i thote miremengjesi Karpateve, ne dreke i gjunjezohet sulltanise, e ne darke ngjyen buken me gjak e trathti, per te fjetur qete!
Ballkani kjo toke dyftyreshe, ku mbjellet kudo urrejtja e trathtia, ku mbine e rriten kemeleonet, ku mashtruesit rrahin gjoks, ku dezertoret flasin per patriotizmin, ky vend ku heronjte e ulin koken, sepse jane pakice, e mercenaret veshen me pushtet, sepse jane shumice…! GjD

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *