Home

Lajme

Tonin Nikolli – UDHЁTIM NЁPЁR LIBRAT E MI VETKRYQËZIM

No Comments Argëtim Letersi

Shpeshherë kryqëzoj veten në shtyllë të mbrëmjes,
në fundin e rrugës, ku zbehen dritat e ndezura prej dikujt…
Zogj nate, rastësisht, pushojnë mbi krahët e mi… Rënies,
gjethet e vjeshtës se tretë i dorëzohen e në tokë zbresin butë…

E di! Asnjëherë nuk do bëhet proçesion në emrin tim.
Në një, dy a pesedhjetë stacione vuajtjeje, që dhemb…
Nuk qeshë aq i durueshëm,fajet e botës të marr mbi shpinë,
as i zoti, një mizë dheu, pa faj, ta tremb…

Kurrë nuk kuptova, pse bota ime, natë e ditë bën gjyq,
në tribuna rrugësh, gardhiqesh, pa sens dhe pa masë….
Shpirtin çon në gijotinë, rrëzon ballin, ëndrrën ve në kryq,
derrit i thërret dajë, sapunin përjetësisht, e ha për djathë…

Shpeshherë kryqëzoj veten në shtyllë të mbrëmjes,
Pa shpresë se ditën e tretë do shkul gozhdët eshtrave…
Hall i madh, se qieve bredhin zotrat sipas hamendjes,
dhe tokës mbretërojnë sharlatanë pa formë, me turinj njerzish…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *