Home

Lajme

Skënder Karaçica – Djali i Strumicës,Zoran Zaev,dikur shiste bostan nëpër qytetet e Serbisë…!

No Comments Lajme Opinion

E kohës

Kryeministri i Maqedonisë së (Veriut),Zoran Zaev paskësh dhënë dorëheqje nga detyra e të parit të qeverisë në Shkup.Ky u bë lajm i ditës dhe pa hamendje po theksojmë se kjo është lojë politike se jo mahi…(sic!).
Djali i Strumicës,Zoran Zaev,dikur shiste bostan(shalqin)nëpër qytetet e Serbisë dhe,tashmë e kemi parë nga afër se si ka nostalgji për shtetin me ,,marrëdhënie vëllazërore,,me Serbinë e Aleksandër Vuçiq(sic!).
Shqiptarët përmes partive politike dhe të kaolicioneve sa për pak pushtet,i pati rahatuar dhe ua mbylli gojën që,para faktorit ndërkombëtar(BE-SHBA)mos të flitet për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut!
Zoran Zaev po e luan lojën e mirë politike,sa herë që merrë golat nga mesi i fushës (politike në Shkup)!Ndërkaq,partitë politike shqiptare kanë mbetur duke u shtyer me bërryla se kush do të jetë i pari në,, krye të vendit,, në fund të korridorit të qeverisë në Shkup(sic!).
Partitë politike shqiptare,ndryshojeni kursin politik dhe tash e tutje duhet të merrni udhën me një kahje (kombëtare),ndonëse e pranoni ose jo,çështja shqiptare ka mbetur e (pa)zgjidhur në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut(!).
Çikago,6 nëntor 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *