Home

Lajme

Skënder Karaçica – Koha shqiptare në peshojë

No Comments Lajme Opinion

Edi Rama më shpesh duhet me shkua në Zagreb dhe Sofje,ndërsa Beogradi për shqiptarët paraqet orën ugurzezë të tradhëtisë së madhe dhe vrasja e Kosovës…!
I pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, si shpesh po ia mësyen Beogradit me një nostalgji të veçantë se po shkon të ,,miqtë,,e Shqipërisë dhe të vrasësit e orëve të gjenocidit tash e një shekull kundër Kosovës…!
Shqiptarët e Kosovës janë të ndijshëm dhe të neveritshëm,kur e kur shohin nga afër se si i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, me buzë në gaz zbret në Beograd për të takuar pionerin e kryekriminelit dhe të kasapit të Ballkani(lexo:Slobodan Millosheviq),presidentin e përjargur të Serbisë,Aleksandër Vuçiq.
Diplomacia e ,,hollë,,shqiptare(sic!)më mirë do të ishte që të ketë takime dhe bashkëpunim bilateral me vendet dhe popujt miq të Ballkanit:Zagrebin dhe Sofjen zyrtare e fare hiq me Beogradin vrastar të shqiptarëve dhe për ,,tokën e djegur,,të Kosovës.Sa herë flitet për Beogradin dhe Serbinë,shqiptatrët janë të neveritshëm dhe,mënjëherë u vjen kujtesa e kohës të orëve të gjenocidit që ka bër ky shtet fashist në shekullin e kaluar.
Edi Rama në Beograd dhe ora e historisë na del përpara,kur e kur,na del para koha e tradhëtisë së madhe të ,,babës mbret,,Ahmet Zogu,të Toptanit dhe të Kryezive të Gjakovës,që,përmes qarqeve të kohës antishqiptare në Beograd,kurdisej ora mbrapsht e tradhëtisë kombëtare dhe për vrasjen e Kosovës!
Edi Rama e ka zgjedhur udhën pa krye dhe,do të vjen së shpejti koha kur ai do të gjykohej nga historia(term i Hasan Prishtinës)për të bëmat e pamatura mirë dhe,nën velin e nostalgjisë të orëve të tradhëtisë kombëtare(!).Mbase do të vjen një kohë,dihet se për interesa të veta Serbia bën çmos për ,,mikun shqiptar,,(sic!)Edi Rama, ndonjëra nga rrugët e sheshit në Beograd të mbajë emrin e të parit të qeverisë shqiptare(Edi Rama)!Po kështu,regjimi antishqiptar në Beograd në shenjë nderimi për tradhëtinë e madhe kombëtare,sot njëra nga rrugët e sheshit në Vazhdovc e mban emrin e turkoshakut dhe të dorës së tradhëtisë kombëtare dhe të mikut më të mirë të Serbisë ,,Esad Pasa Toptani,,,,në Beograd(sic!).
Edi Rama,kujdes me ,,diplomacinë e hollë,,me Serbinë dhe me Beogradin e Aleksandër Vuçiq!
Çikago,5 nëntor 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *