Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Reflektime personale.

No Comments Argëtim Letersi

Një njeri i mençur e dijetar ka thënë :
“Në një pjesë të zemrës së njeriut ka një boshllëk të përhershëm, të cilën vetëm Zoti mund ta mbushë me dashurinë e tij”
Ky boshllëk mendoj edhe nga esperienza personale, pamvarsisht se kam qenë një person me kokën vënë mirë mbi shpatulla, nuk mund të mbushet as me artin me të bukur, as me mirëqenien ekonomike me të lartë, as me dëfrimet më të SHFRENUARA, as me Drogë e as me seks”.
Ky boshllëk rri aty.. Arrin diçka në jetë, nuk të mjafton kërkon akoma e akoma dhe sheh vetëm gjysmën e gotës bosh, sikur gjysma plot të mos ekzistonte.
Ky zotëria Boshllëk do ta quaja është si djali plangprishes, i cili ka konsumuar tërë forcat dhe energjitë e tij pa ditur të shkojë, duke harruar se në shtëpinë e tij, babai e pret me krahë hapur e dashuri e të bëjë festë për rikthimin e të birit që të pllakoje etjen e pafund.
Kështu është dhe dashuria e Zotit. Unë e kam mbushur këtë boshllëk prej kohësh.
Anshtajni i madh pohonte se skishte bëre gjë tjetër veçse të zbulonte mrekullinë e dorës se Zotit.
Cdo njeri është i lirë të zgjedhë, Anshtajni e kishte zgjedhur pjesën e tij, pra e kishte mbushur boshllëkun e tij.
Një të djelë të bukur ju uroj miqtë e mi!
Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *