Home

Lajme

Idajet Beqiri – Thesin e mbushur me mbeturina e derdha në koshat e plehrave në Kavajë.

No Comments Aktualitet Lajme

Unë vazhdoj angazhimin që kam marrë. Sot, pasi u ktheva nga Vlora, ku kisha një gjyq penal, ndalova përsëri te plehrat në Lumin Shkumbin. Me thesin në duar mbrrita te një rrap i vogël, të cilin e kishin mbytur mbeturinat plastike dhe gjithfarëshe.
Aty pranë gjuante peshk një person. I kërkova ndihmë të pastronim rrapin së bashku. Po gjuaj peshq, më tha, nuk mund të lë gjuetinë!
Këta peshq që po zë këtu, i thash, mos ua jep fëmijëve, sepse ata janë ushqyer me këto mbeturina kanceroze plastike.
Shikoni si ishte i mbushur me bërllog rrapi dhe si e rilinda, duke i nxjerr në dritë ngjyrat e tij të bukur të vjeshtës.
Thesin e mbushur me mbeturina e derdha në koshat e plehrave në Kavajë.
Dje isha në liqenjët e Funarit në Malësinë e Elbasanit. Fotot tregojnë mrekullitë që n’a ka falur Zoti, natyra dhe puna e robit në Shqipërinë tonëtëbukur. Ju, që i hidhni mbeturinat gjithandej, mos harroni se këtë krim mjedisor, në mos sot, nesër, në mos ligji, Zoti, në këtë botë apo në atë tjetrën, do e paguani, sepse bukuria e Shqipërisë është e shenjtë…

Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe natyra
Mund të jetë një imazh i pemë dhe natyra
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë
Mund të jetë një imazh i natyra dhe bazen uji
Mund të jetë një imazh i natyra dhe liqen
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe pemë

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *