Home

Lajme

Bari Dervishllari – U rrua kur u rrua-Humor.

No Comments Argëtim Letersi

Mu në mes tè fshatit,
plasi sherri i shkretë.
rruhen s’rruhen burrat,
gratë hyjnë në siklet.

Kërceu Kadifeja,
kam burrin e mirë.
ngrihet çdo mëngjes,
rruhet pa gëdhirë.

Kruhet pispilloset,
del poshtë nga fshati.
naaa sytë gjith gratë,
plasën nga inati.

Ia pret Xhirxhileja,
me plot salltanete.
Rruaj burrin në darkë,
se e kam për vete.

Janë si punë horra ,
kush rruhet në saba.
del kësmeti jashtë,
gruaja fitim s’ka.

Në sulm kadifeja,
sherr o djall o punë.
ta marr lesht në dorë,
moj surrat majmun.

Xhirxhile dërdënga,
s’e pati problem.
Brirë nuk kishte fare,
por ishte si dem.

Ti moj teveqele,
burrit të mi vish anës.
ta marr lesht në dorë,
e bije zabërzanës..

Eh ç’tu them o shokë,
desh u bënë thërrime
Gratë u bënë cop,copë
pa rroba intime.

Prandaj ju moj gra,
mbani terezinë
Kur të duan të rruhen,
mos harrojnë shtëpinë..
Të qeshim pak që në mëngjes.

B.Xh.D.Dushar Korçè.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *