Home

Lajme

Luan Pacani – Sa e bukur gjuha jonë…..

No Comments Aktualitet Lajme

Kete të djelë në qytetin e Rethimnos ne ishullin e Kretes,u organizua ceremonia e hapjes se kursit të gjuhes shqipe “Frang Bardhi” per femijet shqiptare, nen kujdesin e Komunitetit Shqiptar në Rethimno. Përpjekjet e vazhdueshme e të njëpasnjëshme të Komunitetit Shqiptar,se bashku me ndihmën dhe përkrahjen e organeve kompetente të pushtetit lokal,por dhe të Komunitetit Shqiptar në Greqi,Lidhjes se mësuesve Shqiptar në Greqi,Qendrës se Botimeve per Diasporen,bënë që ëndrra të bëhej realitet. Mes një klime festive dhe entuziaste u hapen 2 klasat e para dhe është gati klasa e trete mbasi nr i nxënësve sa vjen e rritet. Ne jemi krenar per këte e vec krenarisë se ligjshme eshtë pergjegjesia ajo qe duhet të mbizotërojë në te ardhmen per dinamikën,mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e kurseve shqip. Tashmë në Bashkinë e Rethimnos janë dy shkolla që kanë hapur dyert ajo e Atsipopulit( nën kujdesin e Shoqates se emigranteve shqiptare Rethimno) dhe shkolla publike nr . 6 në qytetin e Rethimnos. Në ceremoninë e hapjes mernin pjese Kryetari I Bashkise J . Marinaqi,nënkryetarja e Bashkise per arsimin e kulturen zonja Anna Gjika,Drejtori I Arsimit Lambros Karvunis,Drejtori I shkollës Kristos Anastasiadhis,Kryetari I keshillit të Emigranteve në Bashki J. Motaki,Drejtori I të huajve të Prefektures Mihalis Neonakis si dhe zonja Rena Kotselidhakis.Merte pjese gjithashtu Kryetari I Komunitetit Shqiptar në Greqi Ermal Sulaj
, Sekretari I Përgjithshëm Irfan Abazaj Kryetari I Lidhjes se Mesuesve Shqiptarë në Greqi Pjerin Lleshi ,nënkryetarja e Lidhjes se mësuesve dhe koordinatorja e kurseve shqip per Kreten Klarita Selmani ,Kryetari I Komunitetit Shqiptar Hanja Afrim Avdiaj ,Kryetari I Shoqates se emigranteve Kisamo Gezim Muca,Kryetari I Shoqates Shqiptare Rethimno Dritan Malvataj dhe stafi I tij.Mernin pjese dhe mjafte aktiviste te emigracionit ndër ta Idlir Zadia etj Falenderojmë të gjithe ata që ishin pranë nesh dhe ndihmuan qe të arrinim në kete ditë të bukur që femijet të ulen në bankat e shkollës me abetaren në duar. Falenderojme,femijet,prindërit dhe veçanërisht mësueset që do te japin mësim falas..Rëndësia e hapjes se kurseve shqip eshte e madhe per vete faktin sepse u jep mundesi femijeve tanë që te kenë kontakt me gjuhen e nënës që neser te mos jenë te huaj dhe në Atdheun e tyre.Kurset e gjuhes shqipe janë një perpjekje e madhe e fisnike që po bëjnë shqiptaret në Greqi. Duhet punë e perpjekje per sigurimin e legjislacionit të plote mbeshtetes qe kurset të jenë rezultative dhe të kenë vazhdimësi.
l@pacani.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Burimi/Facebook/SHQIPTARET NE RETHIMNO . (Te gjithe bashke mundemi )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *