Home

Lajme

Vasel Gilaj – Më 11 apo më 18 dhjetor?!

No Comments Lajme Opinion

Beteja e datave për Kuvendin Kombëtarë po tregon se Partia Demokratike dhe liderët e saj, kanë pak vullnet politik për t’i kuptuar dhe vlerësuar sa dhe si duhet rrethanat. Kjo mungesë maturie dhe ky tension, po i hap shtegun jo një beteje politike partiake por një krisjeje të thellë të PD, një ndarjeje tjetër të saj, që do të jetë më e thella nga gjithë copëtimet pararendëse.
Kryetari aktual Lulzim Basha, që pretendon të mbajë karrigen e drejtimit të PD, dhe lideri historik i saj, Sali Berisha që po kërkon të rikthehet, secili kanë zgjedhë nga një datë të tyren për thirrjen e Kuvendit Kombëtarë të PD. Berisha nxitoi ta “mandatonte” 11 dhjetorin si datë të Kuvendit, ndërkohë që Basha sfidon duke caktuar një datë tjetër, atë të 18 dhjetorit, duke i shtuar kësaj edhe kërcënimin, se “shkelësit” e rregullave të Lulit do të penalizohen.
Papajtueshmëria e Lulit me datën e Berishës nuk është thjeshtë një çështje date, është shumë më tepër. Beteja e datave po tregon se Basha është i vendosur të mos largohet si humbës dhe Berisha të qëndrojë kokëfortësisht në qëllimin e tij. Pse Basha duhet të zgjidhte një datë tjetër dhe të mos pajtohej për Kuvendin në datën e caktuar nga Berisha? Çfarë do të prishte të dakordësohej Basha me datën 11 dhjetor të Berishës? Çfarë tregon kjo?
Zani i Malsisë

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *