Home

Lajme

Floriana Garo – Nje sqarim shterues per “Fiks Fare” !

No Comments Aktualitet Lajme

Procesi I firmosjes se formularit per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ka gjetur nje perkrahje te gjere jo vetem tek delegatet e Kuvendit por ne te gjithe bazen dhe anetaresine e Partise Demokratike. Ndonese prane zyres se z. Paloka jane depozituar ne menyre strikte vetem firmat e delegateve te Kuvendit te cilet jane gjithashtu dhe drejtues strukturash te Partise Demokratike, gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata demokrate qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kete proces, edhe pse formularet e firmosur prej tyre nuk jane perfshire ne grupin e firmave te depozituara per mbledhjen e ketij kuvendi pasi emrat e tyre nuk figurojne ne listen e delegateve te tij te cilen ne e disponojme te plote.
Firmosja eshte vetem hapi I pare, por deri ne finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firme delegati ka shume hapa dhe filtra te tjere qe bejne te pamundur transformimin e nje anetari, qytetari apo gazetari ne delegat te Kuvendit Kombetar te PD!
Per sa me lart ftojme gazetaren emisionit “Fiks Fare” apo kedo tjeter qe ka pretendime te ngjashme te kontrolloje formularet e depozituar tek zyra e z. Paloka per t’u bindur se formulari i saj apo i kujtdo tjeter qe nuk I perket delegateve te kuvendit pavaresisht se ku e si eshte plotesuar nuk eshte bere pjese e firmave te dorezuara per mbledhjen e Kuvendit!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *