Home

Lajme

Elhame Gjyrevci – SHQIPËRIA IME

No Comments Argëtim Letersi

Moj e bukura shqipëri
Mbretëresha arbërore
Emër i shejt mrekulli
Të bekoi Zoti me bukuri

Moj e bukura shqipëri
E veshur në kuqezi
Në ball shqiponja me dy krena
Fluturo lirshëm mbi këto shkrepa

Moj e bukura shqipëri
Sa këngë malli kënduam bashkë
Motër e vëlla kufijtë na ndan
Por mëmëdhe të kemi te tanë

Moj e bukura shqipëri
Perle je në mes Ballkanit
Gjuha shqipe gjuhë perëndie
Me atë zë t’ bukur kur ligjëron
Vaj bilbilit ja kalon

Moj e bukura shqipëri
Gjithë bota të ka lakmin
Në mes dy detrat e rrethuar
Adriatiku e deti Jon
S’ka ma bukur ku shkon

Moj e bukura shqipëri
Vrullshëm më vlon gjaku për ty
Me ty ndjehem krenar
Më jep emërin shqiptar

Moj e bukura shqipëri
Sa dashuri kam për ty
Flamurin kombëtar kur mbaj në dorë
Lart në qiell të ngjitëm syshqiponj
Emri tënde Shqipëria ime
Do ta shkruaj në çdo meteor.

Elhame Gjyrevci Elbasan.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *