Home

Lajme

Ngjarje e rëndë: 46 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut humbin jetën në një aksident trafiku në Bullgari, ishin shqiptarë

No Comments Aktualitet Lajme

Foto nga vendi i ngjarjesNjë 17 vjeçare dhe 6 të rritur janë hospitalizuar në Sofje
(E plotësuar 08:43) – Tragjedia me 46 të vdekur në Bullgari: 50 pasagjerët që ndodheshin në autobus janë shqiptarë

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në një autostradë në jug të Sofjes së Bullgarisë.

Shefi i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Stanimir Stanev, ka thënë se nga 50 pasagjerë që ndodheshin në autobusë kanë qenë me kombësi shqiptare, raporton Deutsche Welle.

“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedone dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.

Edhe nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari kanë konfirmuar për bTV se shumica e pasagjerëve në autobusë ishin nga Maqedonia e Veriut.

Olta Xhaçka: Viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Xhaçka përmes një postimi në twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

Xhaçka konfirmon se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. është pranë në këtë moment të vështirë!

“Besa Trans” autobusi që u aksidentua në Bullgari, po kthehej nga ekskursioni nga Turqia

Autobusi që u rrëzua në Bullgari herët në mëngjes, ku humbën jetën së paku 46 persona, është e kompanisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare për në Stamboll.

Sipas informacioneve fillestare, nuk është linjë e rregullt, dhe autobusi mbante të rinj që ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia, shkruan MIA, përcjell Bota sot.

Më herët kryeministri Zoran Zaev tha për MIA-n se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar udhëtarët. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica e tyre janë qytetarët tanë, por ka edhe nga Serbia”, tha Zaev i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme janë para Sofjes ku do të vizitojnë të mbijetuarit e aksidentit.

“Të mbijetuarit u traumatizuan, u hodhën nga dritarët”: Detaje rreth aksidentit tragjik në Bullgari

Së paku 46 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, kanë konfirmuar të martën zyrtarë të këtij shteti.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet, tha Nikolov. Ata ishin dy gra dhe pesë burra. Raportohet se pesë fëmijë ishin midis atyre që humbën jetën në aksident.

“Të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret”, tha Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

Ndërkohë që shkaku i aksidentit në këtë fazë nuk mund të përcaktohet.

“E vetmja gjë që është e qartë është se autobusi kishte targa maqedonase”, tha kryeministri bullgar në detyrë Stefan Janev, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe refuzoi të jepte detaje për kombësinë e viktimave.

“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se mund të jetë diçka e tillë sepse autobusi është i regjistruar në këtë vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shkruan Alsat-m.

Aksident tragjik në Bullgari, flet Bujar Osmani

Të paktën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi në një autostradë rreth orës 02:00 pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje.

Autobusi raportohet se ishte i regjistruar për në Maqedoninë e Veriut dhe kryesisht transportonte pasagjerë nga ai vend.

Shkaku i përplasjes dhe zjarrit po hetohet. Shtatë persona me djegie u dërguan në spitalin e SoKryeministri i përkohshëm Stefan Yanev e përshkroi incidentin si “një tragjedi të madhe”.

Ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej në kryeqytetin Shkup nga një udhëtim pushimi në fundjavë në qytetin turk të Stambollit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Zona përreth vendit ku ndodhi incidenti i së martës në autostradën e Strumës tashmë është mbyllur.

Pamje nga aksidenti i rëndë në Bullgari

Një aksident autobusi në Bullgarinë perëndimore herët në mëngjesin e së martës ka vrarë të paktën 45 persona, thonë autoritetet.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, u rrëzua rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale (00 GMT) dhe mes viktimave kishte edhe fëmijë, thanë autoritetet.

Shtatë persona u dërguan në spital për trajtim.

Agjencia bullgare e lajmeve Novinite thotë se përfaqësues nga ambasada e

Shkaku i përplasjes nuk është ende i qartë.

Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari jashtë rrezikut për jetën

Nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në autostradën Struma në Bullgari kanë mbijetuar vetëm shtatë persona të cilët po trajtohen në spitalin Porogov në Sofje.

Aty gjenden të hospitalizuar një 17-vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17-vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji.

“Alsat” raporton se autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rreth orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje-Bllogoevgrad.

Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humbur kontrollin dhe më pas ka marrë flakë.

Sipas informatave të para shkaku pse nuk kanë mundur të shpëtohen udhëtarët është se autobusi është rrokullisur.


Zaev niset drejt Bullgarisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është nisur menjëherë drejt Bullgarisë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 46 personave, që besohet të jenë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

I shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai do të ndalet në Sofje.

Kryeministri maqedonas deklaroi se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.

Po ashtu, ai deklaroi se 12 viktima janë nën moshën 18-vjeçare.

“Ka ndodhur tragjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradit. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tragjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël ku prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vdekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje.

Unë, ministri i Shëndetësisë, dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen shumë keq, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tragjedi e tmerrshme, tragjedi e madhe, ngushëllime familjarëve të viktimave…. Na konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaev.

Në tragjedinë në Bullgari kanë humbur jetën edhe 12 fëmijë, në mesin e tyre dy binjakë

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur në Bullgari, në mesin e 46 personave që kanë humbur jetën janë edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

Deri tani janë konfirmuar 46 persona që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në autobus kanë qenë 52 persona. Shtatë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Shumica e viktimave dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut pasi autobusi po udhëtonte nga qyteti kryesor i Turqisë, Stambolli për në Shkup.

Për aksidentn reagon ministri bullgar: Pamja është e tmerrshme, kurrë s’kam parë diçka të tillë

Ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Bojko Rashkov, është deklaruar për media pas aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekur 46 persona.

Ai para mediave tha se s’ka parë kurrë diçka të tillë dhe se pamja është e tmerrshme.

“Pamja është e tmerrshme dhe jo të gjithë mund ta durojnë atë. Nuk është për t’u parë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë. … ne nuk mund t’ju themi sa janë apo kush janë…”, ka thënë Rashkov, raporton Dnevnik.

Për aksidentin tragjik ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë po udhëtojnë për në Bullgari, konfirmoi agjencia shtetërore maqedonase e lajmeve MIA.

Eksperti i trafikut thotë se tre janë arsyet e mundshme të aksidentit tragjik në Bullgari

Tre mund të jenë arsyet e aksidentit me autobusin në autostradën e Strumës. Një mendim të tillë e ka shprehur eksperti i rrugëve Jonko Ivanov, për Nova.Bg, transmeton SHENJA.

Të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Bosnek në orën 2:00 të mëngjesit të së martës.

Flakët kanë shpërthyer pasi mjeti është përplasur me parmakët.

“Mund të jetë cështje tenike. Mund të jetë një problem shëndetësor ose shoferin e ka zënë gjumi. E treta është se nëse ka rënë shi, mund të ketë kontribuar në tragjedi”, shpjegoi Yonko Ivanov.

“Autobusët e tillë zakonisht kanë dy shoferë. Pushimet e tyre duhet të zbulohen në kufi”, shpjegoi ai.

Zaev shpreh ngushëllim për personat që kanë humbur jetën, niset për në Bullgari

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin sipas informacioneve të parë jetën e kanë humbur 45 persona.

Në një deklaratë për BNT, Zaev tha se për aksidentin ka qenë i informuar nga presidenti i BUllgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.

Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për aksident të një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut. Për momentin 46 pacientë e kanë humbur jetën, ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në spitalin në Pernik.


Pas aksidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA dr Marja Argirova nga Klinika për djegie. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17 vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vebdosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rretho orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.

Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humburt kontrollin dhe më pas ka marrë flakë. Sipas informatave të para shkaku pse nuk kanë mundur të shpëtohen udhëtarët është se autobusi është rrokullisur.


Së paku 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në të cilin një autobus nga Maqedonia e Veriut ka marrë flakë në autostradën “Struma”, njofton BGNES.

Në autobus udhëtonin 52 persona. Mes të vdekurve kanë vdekur edhe fëmijë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. Gjashtë të mbijetuar u pranuan në spitalin Pirogov në Sofje. Mbrëmë pak pas orës 21:00 autobusi ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreevo. Rreth orës 03:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgradit.

Autobusi është me regjistrim të Maqedonisë së Veriut, konfirmoi shefi i Shërbimit zjarrfikës Nikolaj Nikollov.
Pjesa e autostradës ku ka ndodhur aksidenti ka shumë probleme, gropat po rregullohen gjatë gjithë verës, tha për BTV ekspertja e rrugëve Diana Rusinova.

Presidenti Rumen Radev dhe kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë Stefan Janev kanë biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ata e informuan për të gjitha informacionet që kishin për aksidentin e rëndë. Zaev shprehu ngushëllime për viktimat dhe njoftoi se po niset për në Bullgari për të vizituar të mbijetuarit.

Për shkak të aksidentit të rëndë trafiku në kilometrin e 31 të autostradës “Struma” në drejtim nga Sofja në Bllagoevgrad, autostrada do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, së paku në drejtim të Bllagoevgradit. Një aksident autobusi në atë pjesë të Bullgarisë ka ndodhur edhe në vitin 1996, 16 persona kanë vdekur, por atëherë nuk ka pasur autostradë, raporton BGNES.

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *