Home

Lajme

Musa Krasniqi – POEZI KUSHTUAR FESTËS TONË MË T’MADHE KOMBËTARE DITËS SË FLAMURIT 28 NENTORIT

No Comments Argëtim Letersi

Është shkruar për sot,
kjo poezi jo me kot,
për këtë ditë t’bekuar,
për t’cilën është luftuar,
në çdo shtepi e prag,
është derdhur lot e gjak

Njëzetetetë nëntori.
I yni pervjetori.
Dita e pamvarësisë
e gjithë Shqiptarisë;
Kosovës, Shqipërisë,
Maqedonisë, Malësisë,
Sanxhakut e Çamerisë.
Ditë kombetare jetike
e Shqipërisë Etnike.
Në këtë t’madhe ditë,
flamuri është ngritë,
atëdheun me pamvarsuar,
trojët tona për t’shpetuar
nga Nishi deri n’Janinë
e Shkupi deri n’Malësinë

Festa jonë e flamurit
është ushqim i trurit,
ngrohje zemrash,
mirënjohje emrash,
respekt i trimërisë,
perkujtim i historisë,
kremtim i fitorëve,
nderim i dëshmorëve,
mbajtje e amanetëve,
adhurim i t’vërtetëve.
E veçantë përgjegjësi
me krejt shpirtë e fuqi,
traditë, gjuhë e flamur,
mos t’harrojmë kurrë !

I lashtë flamuri jonë.
Lartëson kombin tonë.
I fituar e mbrojtur me gjak
pa i hyrë askujt n’hak.
T’bukur kemi flamurin,
si populli ynë nurin,
ka vlerën e artë,
na mban moralin lartë.
Zemrat i bashkon.
Festat i zbukuron.
Neve na “thërret”
të veshët na “bërtet”;
shqipen n’maje t’gjuhës,
vullnetin drejt punës,
ndjenjat afer zemres,
dien afer mendjes,
syrin drejt shkencës
që ti ikim ngecjës

Flamuri me krenari valon,
sjellje t’kqija nuk duron.
Na mbanë krenarë.
Ai është legjendar.
Kurrë mos t’njolloset,
kështu të ngjyroset,
i paster me dy ngjyra
që t’na ndritë fytyra

Shqiponja me dy koka,
ruan t’tonat toka.
Shqiponja me dy krah,
don t’fluturon gjithëkah
n’trojet tona kreshnike
n’Shqipërinë Etnike.

Ska asgjë më t’shtrënjët
se sa t’kombit rrënjët.
Kurrë mos u mashtroni !
Përherë këto fjalë kujtoni !
Gjuha dhe flamuri
më t’forta se guri

Edhe Mërgata feston,
gjuhë e flamur nderon,
i mbanë n’zemër e mendje,
do i percjellë me endje
si permbushje t’kontrates,
gjeneratë pas gjeneratës

Mërgimtarë, festoni,
gëzoni e vallëzoni
por me një kusht,
edhe nese ziheni ngusht,
e kah do që t’shkoni,
amanetët mos harroni;
shqipen mbani n’mend,
femijeve me ua permend,
qysh nga ninullat e para
që të ruhët e jona fara !
Ndryshe ska kuptim.
Premtimi është premtim,
duhet t’jet edhe betim !

P.S.
Sonte me 27.11.2021, Shoqata “Kosova” në Aalborg, Danimarkë feston 28 nëntorin.
Unë jam i ftuar për fjalim rasti para disa qindra mërgimtarësh. Fjalimin tim do ta shprehi me keto vargje. Ndihem shumë i nderuar.
Urime t’gjithë shqiptarëve festa më e madhe kombëtare, dita e flamurit, 28 nëntori !
Musa Krasniqi

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *