Home

Lajme

Atentati pranë shtëpisë ndaj ish-kreut të komunës Velipojë, Pashko Ujka në gjendje kritike

No Comments Aktualitet Lajme

Gazetarja Emi Kalaja në një lidhje direkte në Milori Live, tha se Pashko Ujka ka marrë plumb në shtyllën kurrizore dhe gjendja e tij është kritike për jetën.

64-vjeçari, ish-kryetar i Komunës së Velipojës, dyshohet se u qëllua me pistoletë. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shtëpisë së Ujkës, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta.

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, tha policia në njoftimin paraprak për mediat.

Gazetarja po ashtu thotë se të afërmit e Ujkës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak (të gjithë ata që janë A negativ), për t’i shpëtuar atij jetën.

Pashko Ujka ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës nga viti 2011 deri në 2015, ndërsa po ashtu ka qenë edhe deputet në radhët e PDK (gjatë viteve 2005-2009).

Burimi/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *