Home

Lajme

Shpetim Zinxhiria – Ende në kërkim zhdukja e 39-vjeçarit shqiptar KELVIN DERVISHI

No Comments Aktualitet Lajme

GREQI / Edhe një tjetër Thriller me zhdukjen e një 39-vjeçari nga Pirea, i zhdukur më se prej 9 muajsh. Ende familja pret ndonjë lajm për djalin e tyre.
Shqiptari 39-vjeçar është i gjatë 1.70 m dhe me peshë normale, ka flokë gështenjë dhe sy kafe. Ditën e zhdukjes Ai kishte veshur një xhaketë blu, një bluzë të zezë, xhinse dhe atlete të zeza.
Dy ditë më parë më 27/11/2021, fotografia e tij është publikuar nga institucioni grek në Athinë “Buzëqeshja e fëmijës” me kërkesë të të afërmëve të tij të pasi vihet në rrezik jeta e tij.
Sot në mbrëmje në komunikim me këtë institucion mësuam se Kelvini ende vazhdon të figurojë i zhdukur.
Me një mirkuptim i kërkoj mediave shqiptare të publikojnë njoftimin shoqëruar me fotografinë e tij si dhe bashkëatdhetarve që kushdo që ka një informacion të kontaktojë me institucionin “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare 1017”, në Komisariatet e Policisë në Greqi me numrin 100, si dhe përmes aplikacionit MissingAlertapp të japë informacionin lidhur me zhdukjen.
Humbja e gjurmëve të 39-vjeçarit shqiptar e çon numrin në listën e të humburve në Greqi në 143 shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *