Home

Lajme

Bari Dervishllari – Motive fabulore-Feste.

No Comments Argëtim Letersi

Gjeli kokoshi bakllavaja,
këmbëkryq në tavolinë.
Për pak desh u bë hataja,
kush do hapi historinë.?

Bakllavuqja faqekuqe,
tani mori fund kjo punë.
Jam e ëmbël e pa huqe,
e para do të jem unë.

Jo tha gjeli qafëgjatë,
i pari më takon mua.
Do kërkoj ndjes pa mat
Se nga unë fshati u zgjua.

Pëshpëllit gota e rakis,
xixa i dilnin nga syt,
I sjell humor njerëzisë,
pas mua kush vjen i dyt.?

Flet limoni faqeverdhur
pa ta marrim pakëz shtrur!
Për gëzim jemi mbledhur,
viti i Ri ju zëntë gëzuar.

Pastaj qeshi bakllavaja,
lum ai që shpres s’ humbi
për radhën s’prishet dynjaja
ëmbëlsira vjen nga fundi.

Kështu gota tha dy fjalë
si përherë në gëzime.
Pastaj gjeli çalë-çalë.
Urraaa ! Erdhi radha ime.

Gëzuar ,gëzuar,gëzuar.
B.Xh.D.
Ora5 -30 Data 31 – 12- 2021.

Burimi/Facebook

Rama nxjerr nga “kasaforta aletet” politike të Bashës

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Njëri nga mjetet e informimit masiv, përcolli sot (29 dhjetor 2021) informacionin në vijim:

“Strukturat e Partisë Demokratike në Dibër kanë braktisur deputetin Lulzim Basha, i cili, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë. Demokratët e Peshkopisë i kërkuan Lulzim Bashës që të respektojë vullnetin e anëtarësisë, e cila më 18 dhjetor e shkarkoi me 43 835 vota, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë që Partinë Demokratike ta marrin peng ata që janë pakicë brenda Partisë Demokratike”.

Njëri nga të intervistuarit, anëtar i Partisë Demokratike, deklaroi:

“Brenda në sallën ku bëri takimin Bashë Brava, janë futur më shumë të majtë, sesa anëtarë të Partisë Demokratike. Ndër këta, janë futur shumë eksponentë të majtë, si babai i kryetarit Agron Cerri të Partisë Socialiste për Dibrën, Haxhi Cerri, që ndodhet në sallë, në takim me Bashën. Kështu që Basha, automatikisht, nuk është më i PD-së” (Citohet sipas: “Basha braktiset nga demokratët e Dibrës, strukturat e PD: Në takim persona

që nuk janë pjesë e PD-së”. Kanali tv “Syri”. 29 dhjetor 2021).

Dihet që, natën duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017, Rama arriti objektivin kryesor në luftën e tij kundër opozitës – synimin për përjetësimin e pushtetit nëpërmjet tredhjes politike të kryetarit të saj.

Basha, si i zhveshur krejtësisht nga tiparet e burrërisë, pra, nga besa e fisnikëria, si cilësi të larta morale, braktiksi përkrahësit e tij në çadër dhe pranoi të shkonte në atë takim të fshehtë me Ramën. Takimet e fshehta domosdo që bëhen për punë të pista, prandaj edhe quhen të tilla. Ai takim sigurisht që do të mbetej i fshehtë, por pasojat e tij do të viheshin re shumë shpejt në qëndrimet e Bashës ndaj qeverisjes antikombëtare të Ramës. Gjatë më shumë se tetë vjetëve, Rama shpalosi me tërë energjinë e vet fushatën e varfërimit të pandalshëm të njerëzve të thjeshtë, një pjesë e të cilëve, prej më shumë se gjysmë milioni, të lemerisur nga kushtet e rënda të jetesës, u larguan për në emigracion. Por Basha s’u bë i gjallë për të demaskuar Ramën për politikën e tij të varfërimit, në parputhje me strategjinë e serbosllavizmit për shpopullimin e trojeve shqiptare dhe shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar. Sigurisht që Basha nuk mund të bëhej i gjallë, se në atë takim të fshehtë të majit 2017, Rama ia pati “blerë aletet” politike dhe e pati shndërruar në “eunuk” politik. Duke pasur parasysh qëndrimet soditëse të Bashës ndaj politikës antikombëtare të Ramës gjatë gjithë këtyre viteve, lind dyshimi se Rama duhet t’i

ketë “blerë” me çmim shumë të lartë “aletet” politike të Bashës, të cilat i ka pasë mbajtur “të mbyllura në kasafortë” dhe me siguri që ia ka shkelur syrin kohë pas kohe:

“Ej, ki kujdes, se këtu i kam, në “kasaforë”, se po e shkele në qëndrimin ndaj meje, t’i nxora në mejdan”.

Në gjendjen ku e katandisi Basha Partinë Demokratike, Prof.dr. Sali Berisha, muajt e fundit, për arsyet që dihen, duke e ndier thellë pulsin e bazës demokratike, e quajti për detyrë rikthimin në politikën aktive, të mishëruar në zhvillimin e 30 foltoreve në mbarë vendin, të konkretizuara me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe me Referendumin e 18 dhjetorit, në të cilët u votua me shumicë dërrmuese për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Në këto kushte, duke e ndier që Basha po rrezikohej të shndërrohej në një dordolec politik, Rama, në përpthje me marrëveshjen e fshehtë të natës së 17 duke u gshirë 18 maji 2017, vendosi t’i nxjerrë nga “kasaforta aletet” politike të Bashës, tashmë jo për ta damaskuar, por për t’i dalë në mbrojtje, për ta shpërblyer për shërbimet e çmuara që ky i pati bërë me heshtjen e tij më shumë se 8-vjeçare në krye të opozitës. Dhe shpërblimi u duk sheshit në Kvendin që Basha organizoi më 18 dhjetor në sallën e pallatit të kongreseve, e cila mund të marrë, e shumta, duke qendruar edhe më këmbë, deri në 2000 apo 2200 veta, ndërkohë që vegla e verbër e Bashës që hapi Kuvendin, Jemin Gjana, deklaroi se në Kuvend na

qenkeshin të pranishëm “5004” delegatë! A duhet dyshuar se në përbërjen e “5004”delegatëve ka pasur edhe majtistë të Ramës? Takimi i Bashës në Peshkopi dëshmoi se nuk duhet dyshuar, pasi në sallë paskan qenë të pranishëm edhe majtistë, siç ishte rasti i babait të kryetarit të partisë socialiste të Dibrës.

Gjasat janë që Rama i ka ofruar Bashës “varkën e shpëtimit”, prandaj edhe ka folur publikisht për një bashkëqeverisje, pa përmendur konkretisht se me kë, por që nënkuptohet vetvetiu se e ka fjalën pikërisht për “eunukun” e tij. Pranda s’ka asgjë për t’u habitur nëse në vitin 2022 “eunukun” në fjalë do ta emërojë zëvendëskryeministër, kurse disa ministreshave të veta t’u thotë ta lënë kolltukun, për t’u zëvendësuar me argatë ose argatesha të Bashës.

Kaliforni, 29 dhjetor 2021

Edith Harxhi – Gëzuar 2022 dhe na qoftë një vit i mbarë.

No Comments Aktualitet Lajme

Të dashur miq, sonte është nata e ndërrimit të moteve. Viti 2021 ka qenë një vit shumë sfidues me histori suksesi dhe dështimi në të njëjtën kohë. Kemi humbur me dhimbje miq, të afërm dhe të dashur nga virusi vdekjeprurës që ka dy vjet që ka kapluar njerëzimin dhe vazhdon të na prekë çdo segment të jetës me gjithë detyrimet dhe shtrëngimet që vendosin qeveritë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat tona.
Në vitin që po lejmë Shqipëria është varfëruar disa herë më shumë, ku 40% e popullsisë jetojnë nën nivelin minimal të varfërisë. Është shtuar pabarazia dhe hendeku midis shumë të varfërve dhe shumë të pasurve si dhe po thuaj se po shuhet çdo ditë e më tepër shtresa e mesme e cila vazhdon të marrë rrugët e mërgimit. Rinia nuk sheh më shpresë dhe shpopullimi çdo ditë e më tepër po provon se është i qëllimshëm.
Tenderat abuzivë, korrupsioni galopant dhe PPP-të vazhdojnë me lehtësi të fryjnë xhepat e disave dhe të shtojnë pagat e majme për një grup të caktuar që paguhet për të mbrojtuar qeverinë dhe politikën.
Zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan dhe vullneti i sovranit u tjetërsua para ditës së zgjedhjeve. E gjitha kjo ndodhi para syve të një opozite inekzistente e cila shiti të gjitha kauzat e saj për karrigen e ish-kryetarit.
Më pas, Aleati ynë kryesor SHBA vendosi Liderin Historik të të djathtës në Shqipëri në një pozicion të paprecedent për vendin tonë. Lideri historik nisi betejën e tij personale ligjore për dinjitet dhe kërkoi me të drejtë fakte mbi këtë vendim.
Këto muaj më në fund, demokratët morrën fatet e tyre në duar dhe votuan në shumicë dhe me transparencë largimin e ish Kryetarit nga detyra dhe nisën ndryshimin e munguar prej 8 vitesh.
Ky vit mund të quhet si viti i opozitës dhe më në fund u zgjuan të gjithë dhe kuptuan se disa e kishin pasur detyrë shkatërrimin e opozitës në Shqipëri.
Skandalet e qeverisë nuk rreshtën dhe i vunë kapakun dy të fundit, ai i nxjerrjes së të dhënave personale të qytetarëve që tregoi edhe më tepër pabarazinë dhe abuzimin me pushtetin, si dhe skandali i prodhimit të një harte të re gjyqësore që pas pesë vitesh tregoi rrënimin e plotë të gjyqësorit në vend dhe rrëzimin e mitit të reformës në drejtësi.
Kosova dhe shqiptarët në rajon nuk janë më mirë se ç’ishin një vit më parë, me gjithë ndryshimin e elitave politike në shumë vende të rajonit. Dialogu Kosovë Serbi ka ngecur edhe për arsye se tre liderë autokratë në Ballkan kanë nisur me ngulm aventurën më të re të ringritjes së idesë së vjetër te Serbisë së madhe dhe ish-Jugosllavisë me anë të Open Balkans.
Duke hyrë në vitin e ri 2022, më vjen ndër mend shprehja e vjetër angleze “It has to get worse in order to get better” – duhet të bëhet më keq që të bëhet më mirë! Por më duket se tani ne e kapëm fundin dhe na duhet vetëm të gjejmë forcën të ngrihemi.
Jam e sigurt dhe besimplotë se viti që vjen do të ketë plot ngjarje të mëdha dhe do të na ofrojë sigurinë dhe qetësinë që na ka munguar prej vitesh. Shpresa nuk vdes, por ne duhet të kthehemi fuqishëm si popull vital që jemi, si patriotë të mirë dhe kombdashës, si aleatë të fuqishëm.
Prandaj me bindjen e fortë se shqiptarët janë populli më sfidues dhe vital në Ballkan, viti i ri do të hyjë me shpresën e madhe të rimëkëmbjes dhe orientimit tonë drejt mirëqënies dhe ngritjes sonë shpirtërore dhe morale.
Revolucioni i shpresës po troket në derë në këtë ndrim motesh. Yjet shqiptarë nëpër botë, djemtë dhe vajzat që na ndriçojnë fytyrën dhe imazhin në botë duhet të jenë pjesë e këtij revolucioni.
Gëzuar për shumë vjet dhe ta nisim ndyshimin nga vetja duke bërë secili prej nesh një bilanc për të shkuarën duke marrë përgjegjësi dhe të thurim plane për të ardhmen.
Gëzuar 2022 dhe na qoftë një vit i mbarë.

Burimi/Facebook

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Kam marrë shkak nga shkrimi juaj për Festivalin

No Comments Lajme Opinion

Diana Ziu sa shumë e ke rrahur këtë problem e dashur, sa shumë etiketa janë përdorur edhe nga shumë e shumë kompozitorë të tjerë të dëgjuar. Të gjithë ju e keni gdhendur, i keni skalitur në dejet tona muzikën e mirfilltë dhe këngët e bukura shqiptare.
Sa shumë breza kaluat nëpër duart tuaja për ti edukuar dhe injektuar dashurinë, pasioni dhe kulturën e vërtetë për muzikën. Sot padrejtësisht ekonomia e tregut i shtyu larg në horizont. Kush pati bazë notoi në ujërat ndërkombëtare dhe ju dëgjua zëri edhe pse i/e huaj. Ju theksoni shpesh që, ky është Festival i Këngës dhe jo Festival i këngëtarëve.
Rrymat demagoge të “demokracisë” socialiste solli edhe në muzikë e kultet veta.
Ajo solli degjenerimin aparent përmes ekspozimeve të hireve, ndolli konkurencat se kush do të flinte apo të përformonte më bukur në shtretërit e drejtuesve të Festivalit. Hiret perfekte duhej të ishin aq të lakuriqta dhe tepër ndjellëse, sa të ndillnin mastrubime të plota maskuline konkurente drejtuesish. Me krenarinë femërore gëlltitej edhe pika e fundit e spermatozoitit drejtues, ( do e mos është kokë biri i botës)…
Unë do të pranoj edhe ndonje mjek qe të aludojë për këtë çështje, pasi mjekut do ti interesonte te kemi Drejtues me prostat te shendetshem, ndoshta do te thone edhe mire bejne çupat…
Ja pra si shpalleshin në disa raste edhe këngëtaret pjesëmarrëse apo edhe ato fituese( mbase edhe si kompozitore/teksaxhie/këngëtare). Më erdhi ndëmend edhe një këngë e çuditshme dhe me titull tepër domethënës “Ti s’din me ma lyp…”😳😳😳😳
Po kështu përzgjidhen ndonjëherë edhe anëtarë e jurisë, por me një përzjedhje më delikate dhe mondane.
Ky fenomen “modern” sot po vret dhe degjeneron çdo aspekt të kulturës dhe muzikës tonë, moj Dianë e dashur.
Diana Ziu, ju jeni e vetmja kompozitore që akoma edhe sot nuk rreshtni së punuari, si në aspektin muzikor, por edhe me kritikën tuaj tepër të ashpër. Figura juaj si grua dhe kompozitore mund të harrohet dhe lihet në hije, sepse nuk mund të përballen me figura të muzikës si ju e nderuar.
Unë dua të theksoj që atje horrat duan përplasje direkte, por duan të nxjerrin zjarrin e shtëpisë tyre me duart e botës dhe të popullit mjeran që akoma nuk reagon ndaj këtyre padrejtësive.
Milionat janë ndarë dhe ndahen në proporcione të gabuara dhe pa kriter.
Drejtuesit e RTSH-së kanë krijuar subjektet e tyre private me “kokat konspirative” të muzikës, atyre ju ofrojnë një kockë të majme për përfitime të palogjikshme, por palcën e kockës ama e don “Godfather” “Don’ Drejtuesi”…
Kur dikur këngët hynin në konkursin e Festivalit, ato shoshiteshin nga një komision drejtues muzikor pa orkestracion, por sot duhet të paguash këto “kokat konspirative” të muzikës në studiot e tyre. Por, edhe kjo matet me kutin dhe sasinë monetare, por jo me vlerësimin muzikor profesional të krijuesëve.
Pra, edhe këngëtarët janë kthyer në bosa të këtyre eventeve, pa hedhur këtu hipotezën profesionale të vijës muzikore apo tekstit të një kënge. Këto “profesionlizma” i takojnë taksidarit drejtues dhe “kokave konspirative” të muzikës.
Por lind pyetja ku shkojnë tërë këto para që marrin këto “studio groteske” nga një kompozitor, poet dhe këngëtar/e?!… Nëse ky kompozicion, tekst nuk “vlerësohet apo pranohet “, lind pyetja kush i lan këto padrejtësi financiare, këto deformime sociale?…
Pergjigjet sot jane edhe me konkrete dhe më me kulturë nga kjo plejade horrash, si: “Ti zonje nuk je për krevat, je e lashte …”, apo koha jote ka shkuar, nuk bën më?!…”, “ Paratë Olimbiiii…”, e te tjera si keto banalitete…
More horra, si e paskeni harruar qe muzika formohet me pjekurine e Artistit sikur edhe te jete 100 vjec… Muzika nuk mund të vdesë kurre.
Ndaj Diana po thërret sot me sa fuqi që ka në shpirtin e saj të artites, konkurimi për këngë le të jetë i hapur dhe trasparent, por pa hedhur dhe futur në borxhe të pa nevojshme këtë plejadë të ndritur artistësh dhe kompozitorësh.
Uria e të pangopurve për para nuk duhet të shpërfytyrojë artin dhe shtyjë mënjëanë artistët e vërtetë edhe pse në pension apo në moshë të thyer.

Mjaft është MJAFT do të kumbojë zëri dhe shpirti i artistes.

Diana ZIU ju jeni dashuria e vërtetë dhe zëri real për një reagim sa më të shpejtë të kauzës më dinjitoze në ART, KULTURË DHE MUZIKË 🎹🎼🎵🎶🎵🎶❤️❤️❤️❤️❤️🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🙏🏻🙏🏻🙏🏻 Me respekt dhe shumë dashuri për artin Ardiana Dhimiter Mitrushi 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🌹🌹🌹🌹🌹🌹❤️❤️❤️❤️

Burimi/Facebook

Gjergj Dedaj – 2021-VITI I MBRAPSHTE!

No Comments Lajme Opinion

Kosove, ti e meriton nje vit ndryshe, me te mire dhe me shume dinjitet!
Ngadale po iken nje vit i rende, i merzitshem, me teater e spektalel politik ne Hage,me Covid-19, zgjedhje tipike mesjetare ballkanike, me demtim te partneritetit dhe imazhit euroatlantik, me deshtim negociatash, me debakel te diplomacise kosovare, me shume premtime boshe, me krize sociale, shkarkime brutale politike dhe hakmarrese, me shume nepotizem dhe diletantizem, me mungese te rrymes…!
Gjithnje me shprese,per nje te ardhme me te mire!
Zoti e bekofte Kosoven!

Burimi/Facebook

Fotografi i Rugovës: Hera e parë që e kam pa atë me lot në sy ka qenë kur ia kam tregu fotografinë e Jasharajve

No Comments Argëtim Histori

Në 32-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, fotografi Adnan Ruhani e ka hapur një ekspozitë, ku ka shfaqur fotografitë që ia ka bërë personalisht për një periudhë 30-vjeçare, presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës.

Ndërkaq të martën në Ora Shtatë ai tregoi si ka nisur punën si fotograf, për njohjen e tij me ish-presidentin, si dhe për situatat emocionuese të këtij të fundit.

“Fillum me disa demonstrata me i fotografu, kam qenë bashkëpunëtor i rilindjes një kohë. Nuk kemi qenë shumë njo gjashtë a shtatë vetë, por situata ka qenë ai burimi kryesor që na ka dhanë frymëzimin që duhet me u informu popullatën”, ka thënë Rahuni.

Ai tha se puna e tij prej fotografi shpeshherë ia ka rrezikuar jetën dhe ëshhtë rrahur nga policët serbë,vetëm e vetëm për t’i mbajtur njerëzit e informuar me tmerret që po ndodhnin.

“Gjithmonë kemi qenë në reziqe të mëdha më ka rre disa herë policia por i kam përballu gjitha, i kemi tregu ato tmerre”, ka shtuar ai.

Ai tregoi se një kohë ishte shkëputur nga profesioni i fotografisë por që Anton Çeta ishte ai që e ka rikthyer, dhe tash për të qenë fotograf i presidentit Rugova.

“Anton Çetën e kemi pasë mik të shpisë edhe unë e kisha një biznes tjetër, Antonin më ka ra shumë me nejtë, tani më tha një ditë na duhet nji fotograf i besueshëm, duhet me iu kthy zanatit të vjetër”, ka thënë ai.

“Ibrahim Rugovën e kam njoftë edhe ma herët, i kam njoftë gjithë intelektualët, se fati më ka lidh asi soj t’u fotografu, me krejt intelektualët e mëdhenj të Kosovës kom pasë edhe komunikim dhe bashkëpunim”, ka vazhduar ai.

Ruhani tregoi edhe për situatën që e ka prekur më së shumti në karrierën e tij të fotografimit, dhe ajo ishte familja Jashari.

“kKpak i krejt kësaj ka qenë kur familjen Jashari, kam shku me urdhër të Rugovës me fotografu, ajo ka qenë tmerr për mu”, ka thënë ai

Ndërkaq ka shtuar se edhe për ish-presidentin ajo ishte një situatë shumë prekëse, saqë thotë se kurrë më parë nuk e kishte parë atë në atë gjendje, pra me lot në sy.

“Hera e parë në jetë teme, kur ja kam dhanë fotot e familjes Jashari, që Rugovën e kam pa shumë të prekun, ka qenë tmerr, menjëherë e dhezi cigaren dhe hera e parë që e kom pa me lot në sy, shumë i prekun, s’jam mësu me pa ashtu se gjithë ka qenë i buzëqeshun”, ka shtuar ai.

Ndërkaq shtoi se moment shumë i vështirë për të ishte kur e mori vesh se ish-presidenti ishte ndarë nga jeta.

Ruhani premtoi se në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës do të realizojë, siç e quan ai, një mrekulli.

“Pak kam qit foto sa u dashtë më qitë.. për 20-vjetorin e vdekjes së tij e kisha ba një mrekulli për të”, ka shtuar ai.

I pyetur se a është dikush nga fytyrat politike që i ngjason ish-presidentit, ai tha se disa tipare të tij i ka kryetari i tanishëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Për momentin e shoh vetëm Lumir Abdixhikun. Buzëqeshja e tij, mençuria e tij, vullneti i tij i madh me ngrit LDK-në”, ka përfunduar ai.

Burimi/klankosova.tv/

Qytetarja denoncon burrin e Fjolla Morinës, ia mori 10 mijë euro për t’ia dërguar djalin në Belgjikë

No Comments Aktualitet Lajme

Naxhije Shkreta, një qytetare nga Durrësi ka treguar sesi ka rënë pre e mashtrimit nga ana e shtetasit Fisnik Syla, burrit të Fjolla Morinës. Ky i fundit i premtoi vend pune për djalin në Belgjikë, por si fillim duhet të bëheshin dokumentet e për këtë familja Shkreta duhet të paguante 10 500 euro. Paratë u dhanë, po nuk u bënë as puna, as dokumentat e as shuma nuk u kthye mbrapsht.

Naxhije Shkreta: Jam drejtuar “Stop”-it për një mashtrim ose më saktë kemi rënë pre e një mashtrimi familjarisht nga biznesmeni Fisnik Syla për të dërguar djalin në Belgjikë me letra të rregullta. Fillimisht u njoh im bir në Instagram. Pasi u takuam, na kërkoi një shumë të hollash që ishte deri në 20 mijë euro, pastaj erdhi gradualisht duke u ulur. Në momentin që tha duhen kaq dhe aq, unë kam qenë dërguesja e lekëve. Pagesa ka qenë për letrat sepse personi në fjalë nuk mund ta mbante tim bir pa letra në punë sepse sipas rregullave të shtetit bleg nuk mund të figurosh në punë pa letra. Shuma ka vajtur 10.499 euro. Letrat dhe faturat i kam këtu, dërgesat i kam bërë unë personalisht. Tani që unë flas, nuk kam asnjë zgjidhje.

Emisioni “Stop” kontaktoi në telefon me Sylën, i cili mohoi që të kishte lidhje apo dijeni për këtë ngjarje. Ai tha se do e verifikojë situatën dhe si për habi, pak ditë pas telefonatës nga “Stop”, paratë u kthyen në llogarinë e familjes Shkreta.

Fisnik Syla: Kjo është një shpifje komplet e dikujt. Unë nuk e di e kujt qenka kjo, por unë e zbuloj menjëherë. Më vjen shumë mirë që më tregove. Unë kam hotele në Belgjikë, restorante, kam gjëra, po më këto gjëra s’jam marrë ndonjëherë.

Gazetarja: Unë nuk besoj se dikush tjetër ju përdor telefonin tuaj sepse besoj se bisedat janë bërë në WhatsApp, ku ne po flasim bashkë tani.

Fisnik Syla: Jo, jo! Nuk po them, absolut, ky është numri im. Edhe unë po të them. Ma dërgo numrin dhe unë i përgjigjem, ma dërgo numrin e atyre personave, që mos ta zmadhojmë këtë gjë dhe unë e kontaktoj familjen. Kaq di të them!

Burimi/tvklan

Një krijimtari që zgjoi dhe mobilizoi ndërgjegjen kombëtare shqiptare

No Comments Argëtim Letersi

PARATHЁNIE

Përmbledhja 200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri, na shpalos një dimension pak të njohur të artistit të madh, i cili me krijimtarinë e vet shënjon epokën çerekshekullore të mbijetesës dhe të luftës së popullit shqiptar të Kosovës për liri kombëtare e njerëzore.
Qysh në fillimet e jetës artistike, Ilir Shaqiri, siç duket, ia kishte ngarkuar vetës misionin e intelektualit dhe artistit qëndrestar, që krijimtarinë e tij ta vinte tërësisht në shërbim të zgjimit dhe mobilizimit të ndërgjegjes nacionale.
Dhe, sot, ndërkaq, mund të thuhet se këtë mision ai e ka përmbushur tërësisht.
Duke u nisur nga parimet kryesore të filozofisë se muzika natyrshëm vihet në shërbim të humanizimit të shpirtit njerëzor dhe lartësimit të idealeve humaniste, edhe këngët e Ilir Shaqirit u vunë tërësisht në shërbim të lartësimit të vetëdijes shpirtërore të nacionit shqiptar.
E, kjo vetëdije shpirtërore (kulturore e politike), nuk ishte gjë tjetër, pos vetë idesë së lirisë.
Ilir Shaqiri zgjodhi t’u bëjë jehonë ideve nacionale dhe humaniste duke muzikuar fillimisht kryetekstet shqipe, që nga ato të traditës së lashtë folklorike, e deri te letërsia moderne. Nga tradita letrare shqipe muzikoi dhe i interpretoi (ku e ku edhe i luajti si filma të shkurtër artistikë) poemat e pavdekshme të Naimit, të De Radës, të Fishtës, të Migjenit, të Asdrenit etj., sikurse edhe vargjet më të bukura të letërsisë moderne: tekstet e Lasgushit, Kutelit, Agollit, Shkrelit, Podrimjes, Deskut, Gashit…, e të tjerëve. Me tekstet që Ilir Shaqiri përzgjodhi për t’i muzikuar, pa asnjë mëdyshje mund të ndërtohet një kryeantologji e poezisë shqipe.
Por, pavarësisht faktit se zgjodhi për t’i kënduar kryeveprat e kryepoetëve, numri më i madh i teksteve të këngëve që ai këndoi mbajnë vulën e vet autorit-këngëtar (kantautorit), pra: të vet Ilir Shaqirit.
Brenda krijimtarisë shumë të gjerë (muzikore dhe letrare) Ilir Shaqiri, si rrallë ndonjë artist tjetër, na shfaqet si një autor që e zotëron fuqishëm idiomatiken gjuhësore dhe letrare të shqipes; me zotësinë e tij filologjike e kritike, me mjeshtërinë e tejshkrimit të teksteve (transliteration) folklorike dhe letrare, ai krijoi këngët më të bukura të luftës, marshet dhe himnet më qëndrestare me të cilat u mobilizua populli shqiptar drejt realizimit të aspiratës shekullore: lirisë dhe barazisë.
Ilir Shaqiri u bë artisti dëshmitar. Poet dhe këngëtar që bashkëjetoi me fatin tragjik të popullit të tij. Arti i tij u bë një me vuajtjet dhe me qëndresën e popullit. Këngët që shkroi dhe këndoi përgjatë viteve pasqyrojnë tërë kalvarin e përvujtnisë së popullit të Kosovës në kërkim të lirisë kombëtare e njerëzore. Këngët e tij çdo herë kanë krijuar realitete shpirtërore dhe rrjedhimisht edhe realitete objektive. Këngët e tij u bënë frymëzim dhe mobilizim për bëma heroike, sidomos për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjesa më e madhe këngëve të Ilir Shaqiri trajtojnë temën e atdheut, por brenda universit të tij muzikor e letrar ndriçon edhe një varg meteoritësh shkëlqyes me motivin e dashurisë. Me gjuhën e zgjedhur, me ndjenjën dhe mendimin përbrenda, ato qëndrojnë në lartësinë e kryeveprave letrare dhe muzikore, dhe si të tilla na japin një leksikon të papërsëritshëm artistik për dashurinë.
Në këtë opus prej 200 këngësh, përzgjedhur nga autori Korab Shaqiri, gjenden edhe tekste nga babazotët e letërsisë botërore; aty gjejmë të tilla nga William Shakespeare (Thuaj yjet s’janë zjarr, thuaj dielli u shua, por mos më thuaj se s’të dua), pastaj nga Rudyard Kipling (Nëse mundesh), nga Robert Bërns (I ndershëm ish im atë) etj; tekste të cilave Ilir Shaqiri ua “shkund” nga brenda melosin (melosi – njëri nga 6 elementet që Aristoteli ia përcaktonte strukturës së brendshme të poezisë).
Të rrallë janë ata artistë si Ilir Shaqiri që kanë mundur ta pleksin me kaq zotësi e mjeshtëri poezinë dhe muzikën. Ajo që e bënë këtë artist të madh mendoj se është zotërimi i shprehësive gjuhësore dhe njohja e teorive estetike e letrare. E kam thënë edhe herë të tjera se tekstet që ai i shkruan (qofshin edhe ato që i shkruan për t’i lexuar si poezi e pastër), nga brenda u ndjehet muzika dhe dramatika, me krejt përbërësit ritmik e intonacional.
Këngët e Ilir Shaiqrit tashmë janë shkrirë dhe janë njëjtësuar thellë brenda etnokulturës dhe etnopsikologjisë shqiptare. Studimet folkloristike na mësojnë se këngët më të bukura që kujtesa popullore i ka bartur nga shekulli në shekull deri në ditët e sotme, gjithsesi se duhet të kenë pasur një autor që i ka krijuar, por meqë ato u kënduan dhe u dëgjuan në mënyrë të pandërprerë për breza me radhë, dhe të njëjtat nuk ishin shkruar (si tekste letrare dhe sidomos si muzikë e kompozuar), gradualisht e humbën autorësinë, dhe sot ato ne i njohim vetëm si krijime të gjenisë popullore. Ideja e Korab Shaqiri, ndërkaq, që këngët e Mjeshtrit tonë t’i shkruaj si tekste letrare dhe si muzikë e kompozuar (partiturë), është më shumë se sa një përmbushje e një përgjegjësie profesionale. Në kohën kur “revolucionet” e globalizmit dhe kibernetikës i kanë vënë në zgrip kulturat e kombeve të vogla, përmbledhja 200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri, është një vepër shumë e rëndësishme që arkivon një pasuri me rëndësi të veçantë për kujtesën e kulturës kombëtare shqiptare.
Arben Veselaj

Burimi/Facebook/Ilir Shaqiri

Enver Bytyci – Kryeministri i Kosoves, zoti Kurti, ka deklaruar se nuk do te kete marrëveshje me Serbinë pa i zbuluar të zhdukurit e luftës në Kosovë!

No Comments Aktualitet Lajme

Unë mendoj se një marrëveshje për njohje të ndërsjelltë e Kosovës me Serbinë nuk kushtëzohet! Atëherë lind pyetja: Për çfarë lloj marrëveshjeje tjetër e ka fjalën zoti Kurti? Apo ka në tavolinë ndonjë projekt marrëveshje të dëmshme për vendin të parashtruar nga dikush dhe kërkon ta bllokojë atë?! Në këtë rast nuk ka arsye për ta kushtëzuar një marrëveshje të keqe e të padrejtë.
Nga deklarata e kryeministrit lindin shumë dyshime dhe interpretime. Ai duhet të jetë i qartë, i saktë dhe transparent: – Ta thotë hapur se cila marrëveshje do të ishte e papranueshme, cila e kushtëzuar me të pagjeturit apo diçka tjetër dhe cila prej tyre është e pranueshme për Kosovën. Kurti ka kritikuar paraardhësit e tij për mos-transparencë!

Burimi/Facebook

Enton Abilekaj – Hallall parate publike!

No Comments Lajme Opinion

Kulmi historik i Festivalit te Kenges, ishte ky i sotmi, kur u nderthur me Big Brother.
Festivali, qe supozohet te jete ngjarja me e madhe artistike, muzikore, kulturore dhe edukative, nderpritet dhe i hap vendin reality show-t qe eshte e kunderta artistikes, muzikores, kulturores dhe edukatives.
Ai qe supozohet te jete prodhimi sublim i Televizionit, perulet me respekt perpara trash-it.
Eshte si te nderpresesh garen finalen e boterorit ne futboll per te futur nje fushe nje lojtar te famshem pokeri ose black jack-u qe sapo ka fituar nje dore te mire.
Hallall parate publike!

Burimi/Facebook