Home

Lajme

Enver Bytyci – Ngjarja e Decanit ka mbetur pa autor.

No Comments Aktualitet Lajme

Nuk dihet as emri i tij. Te marresh kallashnikovin e t’i dalesh perballe nje autobuzi ne te cilin ka femije shkolle, eshte nje guxim i shperblyer nuk dihet me cfare. Por me shume me duket si ngjarja e vitit 1998, kur Miloshevici urdheroi terroristet serbe per te masakruar tete femije gjithashtu te komunitetit serb ne Peje, vetem e vetem qe te akuzohen shqiptaret per kete masaker!
Autori i krimit eshte zhdukur. Sikur e ka thith toka. Por me cudit fakti se eshte anonim, pa emer, pa mbiemer. Kjo do te thote se e gjithe ngjarja ka nje skenarist, ka nje regjizor, ka dhe aktoret, pra autoret. Krimineli nuk eshte i vetem e nderkohe eshte i padukshem!
Kjo do te thote se kemi te bejme me nje krim terrorist te ndonje sherbimi sekret anti-Kosove! Ndoshta qe te shkaktoje krize ne qeverisjen e vendit. Ndoshta qe te krijohet ndonje konflikt soial e civil! Skenari ne kete rast nuk perfundon me aktin terrorist te vrasjes se tre personave.
Thuhet se autori i krimit ka kaluar kufirin Kosove-Shqiperi. Dhe nese ai nuk zbulohet edhe per pak dite, do te thote se dikush ate e strehon, e mbron dhe madje e respekton per aktin kriminal ne Decan! Kjo me ben te shtoj dyshimin se ne kete akt kriminal ka dore shteti serb!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *