Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Dashuri në stinë vjeshte

No Comments Argëtim Letersi

Askush s’më beson, se sa shumë e dua.
Se askush, s’më ka parë të dashuruar.
Por mendimi i ngulur mbi letër, në t’aguar
piqet e pak nga pak hedh mundimin mbi mua.

Se jam farë e hedhur në brazden e hapur.
Mbulomë me prushirin e verës së mbetur!
E flakta llavë djeg t’përbrendshmet e mia,
pritëse e 9-të ballshit manjitude, t’rrahjeve të tua.

Të betohem për sytë që shkrepin si drita
Që hapave të mia u bëjnë shteg për tek ty.
Vij, e puthmë me gjuhën e fjalëve të zjarrta
E mendomë pafundësisht, sikur t’isha aty.

E jehona e shpirtit të thërret, të dua..
Si orë e ckurdisur me shtyn netët e vona
Agimet e lodhura në pritje rrinë e presin,
biskun vjeshtak, t’mos e prekin hiletë e dimrit.

Se stinën e pranverës e sjell edhe në vjeshtë
një lulekuqe a luledele, në zemër, n’aortë.
Thonë, se vera e kuqe në damixhanin e vjetër
I përngjan dashurisë n’vjeshtën e artë të jetës.

Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *