Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Nju Jorku, Brukseli, Strasburgu dhe Gjeneva, njohtohen me diskriminimin ndaj meje, nga presidentja V.Osmani dhe ministrja D.Gervalla!

No Comments Aktualitet Lajme

Gjeneve, 2 Dhjetor 2021
Nju Jorku, Brukseli, Strasburgu dhe Gjeneva, njohtohen me diskriminimin ndaj meje, nga presidentja V.Osmani dhe ministrja D.Gervalla!
Gjate ketyre diteve, gjendem per vizite ne Europe, ku detajisht do t’i njohtoj institucionet europiane dhe nderkombetare, te te drejtave, lirive dhe barazive njerzore, perkitazi me shkarkimin tim, ne mes te mandatit ligjor, nga pozita e Ambasadorit te Kosoves, ne Shkup, nga presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e MPJD, Donika Gervalla. Vendimi skandaloz qe brenda nje dite, t’a liroj zyren, ishte nje atak brutal ne personalitetin dhe karrieren time te gjate politike, nje akt i shemtuar joligjor, perçares, puro politik, nepotist, i porositur dhe i dirigjuar, duke shkelur ne menyre flagrante te drejtat e mija njerzore, politike, kushtetuese dhe ligjore, te drejtat e njeriut, te garantuara me ligje dhe Konventen e Vjenes!
Per kete sulm brutal ne peronalitetin tim, me pasoja te renda te gjitheanshme, kam njohtuar edhe institucionet e drejtesise dhe Avokatin e Popullit ne Kosove, duke shpresuar dhe lutur, te mos jene te kapur dhe te kontrolluar nga politika aktuale!
Fillimisht kam njohtuar z.Didier Reynders, Komisioner i Drejtesise i Bashkimit Europian,ne Bruksel, Komisionerin e OKB per te Drejta te Njeriut, ne Nju Jork, Komisioneren e OKB per te Drejta te Njeriut, ne Gjeneve, Keshillin e Europes, ne Strasburg dhe gjate diteve ne vijim do t’i njohtoj ne vazhdimesi, personalitetet dhe institucionet relevante europiane e nderkombetare, te te drejtave te njeriut, barazise, lirive njerzore dhe te drejtesise.
Diskriminimi dhe linçimi im, per qellime hakmarrese politike dhe revansh nepotist e interesa partiake, klanore dhe familjare, do te jete teme ne kancelarite relevante, te cilat i luftojne keto forma te diskriminimit dhe denigrimit politik e njerzor, kudo ne boten e civilizuar dhe demokratike!
Gjergj Dedaj
Ambasador

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: