Home

Lajme

LETËR FALËNDERIMI PËR KANCELAREN ANGELA MERKEL

No Comments Aktualitet Lajme

SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALABANI” NË SUEDI, FALËNDERON NGA ZEMRA KANCELAREN ANGELA MERKEL

Suedi/Förslöv, 03.12.2021

E nderuara Lartmadhëria e Juaj, Angela Merkel!

Ju, pas 16 vjetësh të udhëheqjes brilante, me shumë krenari, me dinjitet të jashtëzakonshëm, u përcollët përmes një ceremonie modeste, por shumë domethënëse nën masat COVID-19, që la të kuptohet se ”Si duhet ngritur në detyrë, si duhet udhëhequr si lidere dhe si duhet lënë detyrën me krenari, ballëhapur dhe nën duartroktjet e veçanta nga populli i juaj, por edhe nga ne shqiptarët”. Do të mbeteni shembull për liderët e çdo vendi evropian dhe botëror, se pluralizmi i botës së qytetëruar vepron dinjitetshëm duke ditur se secili lider një ditë do të largohet duke lënë gjurmë krenarie.

Ne, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e çmojmë deri në maksimum punën e Juaj brilante jo vetëm për Gjermaninë, por për Evropën dhe Botën, për jetësimin e realitetit demokratik në çdo vend, për qartësimin e rrugës demokratike evropiane. Ju, me të drejtë e vlerësuat se shqiptarët e Kosovës meritojnë pavarësinë e tyre dhe duhet mbështetur, duke e njohur zyrtarisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës në vitin 2008.

Ndaj, me përkrahjen tuaj dhe popullit gjerman për pavarësinë e Republikës së Kosovës qëndruat pranë dhe në çdo kohë mbështetët ngritjen dhe ndërtimin e institucioneve dhe të ekonomisë së Kosovës. Sidomos me ndërhyrjen e Juaj për mosndarjen Kosovës, keni depërtuar në historinë tonë të lashtë GJERMANO-SHQIPTARE dhe keni hyrë në zemrat e secilit shqiptar. Për ne janë shumë emocionuese fjalët në Himnin Protestant ku thuhet: “Zot i Shenjtë, Ne Lavdërojmë Emrin Tënd”. Kjo ne shqiptarëve na e kujton ”FORMULËNE PAGËZIMIT” të 8 nëntorit 1462, të ritualit krishterë të pagëzimit ku shkruan: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Ndaj, për ne Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, jeni personalitet që jeni shndërruar dhe do të mbeteni për jetë si Angela Merkel e SHENJTË.

Zoti ju bekoftë, Juve persanalisht, Angela Merkel dhe popullin e dashur Gjerman.

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Hysen Ibrahimi, Kryetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *