Home

Lajme

Aleksander Shallvari – Malli…

No Comments Argëtim Letersi

Malli…

Ti veç hajde
Dikush ka me t’prit
Ktu ke shpin tane
Rrugt nga ke shetit
Ke boll kushrij e miq
E tan ata qe ke njoft dikur

Ti veç hajde
Nji shtrat gjendet per ty
Nji sofër e shtrume
Nji shishe raki
Veç ti hajde…

Liqeni asht plot me peshk
E nji krap n’tav
Te motra t’pret.

Nji kafe
Njashtu si at’her
Te bar Ruci
E pijm me qef
Edhe pse Sandri
E ka mbyll ka her
Prap ndihet e qeshuna
Dhe thirrja “ta marrsha”
Me Nexhon pa dhamb
Që improvizon dy bejta.

Ti veç hajde
Gjanat kan ndryshu
Veç varret e prindërve
Kan mbet aty
Me lule t’freskta
E me mallin per ty
Ti veç hajde…

Ti veç hajde
Ani pse muret e shpis së vjetër
Bien nji nga nji
Librat janë zverdh në bibliotekën e vjetër
Ditari ku shkruje vargje ka mbet
Në t’njejten flet tash 27 vjet
E komshija asht ba gjyshe tre her…
Ti veç hajde
Dikush n’ket qytet
Hala kujtohet për ty…

Nga Aleksander Shallvari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *