Home

Lajme

Çmendet Grida Duma dhe kalon cdo limit e quan Berishen lider me formim komunist

No Comments Aktualitet Lajme

Sipas nënkryetares së Partisë Demokratike Grida Duma, është e nevojshme ardhja e një brezi të ri politikanesh që sjellin besim. E ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Duma u shpreh se opozita duhet të niset nga fryma dhe jo nga numrat.

“Dualizmi e ka dëmtuar rëndë fizionominë e PD-së. Ajo doli sërish në zgjedhje mes një listë që tregonte se ishin njerëz të të shkuarës dhe të ardhmes, të ekuilibruar. PD nuk duhet të ketë frikë dhe të bëjë opozitë duke u nisur nga numrat dhe pastaj nga fryma, por nga fryma dhe pastaj nga numrat. Fryma krijohet nga një brez i ri që sjell besim. Është detyrë perëndimore dhe qytetare të pranosh që e reja është hapi dhe lokomotiva e çdo force. Opozita duhet të bëjë çdo strategji me njerëzit që janë e ardhmja e politikanëve. Ne e kemi ditur që shoqëria shqiptare kërkonte frymën e re”- tha ajo.

Teksa ka komentuar foton e ish-kryeministrit Berisha me diktatorin Enver Hoxha, Duma u shpreh se nuk tregon asgjë pasi 80% e shqiptarëve kanë jetuar nën sistemin komunist dhe kanë punuar. Por sipas saj formësimi i atij sistemi ka ndikuar edhe në udhëheqjen e PD-së nga Sali Berisha.

Nuk shikoj asgjë tek kjo foto. 80% e shqiptarëve kanë jetuar nën sistemin komunist. Nuk e ka fshehur ndonjëherë Berisha që ka studiuar në Francë. Ai hyn tek ambiciozët . Mendoj se një pjesë të betimit të hipokratit duhet ta kishte mbajtur edhe në politikë, por nuk e mbajti. Ka arritur deri aty që të jetë pjesë e mjekëve që kanë shërbyer në bllok. Shqipëria ka ardhur në një moment që njerëzit që kanë punuar në sistemin komunist e kanë brenda tyre formësimin e atij sistemi dhe kjo ka ndikuar në lidershipin e tij të Partisë Demokratike. Ka ardhur momenti për një tranzicion brenda PD-së. Koha ka ardhur për një brez tjetër”- tha ajo.

Foltoren e 11 dhjetorit ajo e ka konsideruar një pengmarrje të PD-ë. Sipas saj është e rëndësishme të dihet se nëse sipas skenarit të tyre kërkojë shkarkimin e Lulzim Bashës në 11 dhjetor duhet të japin qëndrimin e tyre mbi vendimin e SHBA-ve përndryshe çdo gjë është pengmarrje.

Është një akumulim Foltoresh, do të prodhojë një pengmarrje. E shkuara nuk është e ardhmja në asnjë ditë të jetës politike. Ajo gjuhë e Foltores, ajo politikë e brohoritjes së liderit pa asnjë kritikë, ka një problem të madh kur t’i i drejtohesh të njëjtit njeri pas kaq vitesh kur ai nuk ka mbajtur premtimet. Ne po punojmë për Kuvendin e datës 18, delegatët kanë firmosur me shumicë. Ajo që nuk kuptohet qartë është çështja që me datë 11 o të mblidhen disa njerëz ë duan të shkarkojnë Bashën. Në këtë skenar do të vijë dikush tjetër, Ky person apo Berisha vetë çfarë qëndrimi do të mbajnë me vendimin e SHBA-ve. Nëse Berisha u thotë demokratëve se nuk do e njoh vendimin e SHBA-së dhe u thotë demokratëve me mua do rrimë në rrugë dhe mendoni ju se një forcë pa institucion. Nuk është më çështja se çfarë do të ndodhë me datën 11 dhjetor. Duhet përgjigje se cili është qëndrimi që do mbajnë për vendimin e SHBA-ve”- tha ajo.

Burimi/zyrtare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *