Home

Lajme

Gjergji Hoxha – Kthehuni ku keni vlere

No Comments Argëtim Letersi

Do te shkruaj plot me mall
Se jam zog shtegetar
Do te shkruaj por sgjej fjale
Mu ne zemer plage kam mar

Shtepi rrenuar perdhe
Sikur atomi kaluar
Vaj me det e qaj me lot
Gjithe fshatrat te shkretuar

Po te zotet valle ku jane
Iken edhe me su pan
C’bet keshtu more fatzinj
Lat vatan edhe shtepine

Iken se deshen qytet
Dhe te tjeret ne kurbet
Rropaten per nje thes miell
Sepse token e lan dierr

Ferrat kane mbir ne oxhak
Aty ku mblidheshit per nate
Tek ajo vater me zjarr
Si duron more i marre

Aty ku plaku i shtepise
Ngrinte goten e rakis
E i gezohej femijs
Dhe nderonte fare e fis

Gezohej plaku i shkret
E i dukej vetja mbret
Thosh o zot ma bej hallall
Se kam bere trima me palle

Kur erdhi demokracia
Plaku shkoi ne pune te tija
Ish i ngopur nga kjo jete
Se mbrapa kishte lene djemt

Por sa u mbulua plaku
Djemt i griu per barku
Sherr i madh per te ndar pjesen
Per pes leke ne treg ta shesin

Pastaj u hipi manija
Pse me mire eshte ai tjetri
Kembet muar per nga greqia
Si nga mali dhe nga deti

Per te fituar paran
Mohuan nene e baban
Nderruan emer dhe fen
Nga shqiptar u bene helen

Si punuan disa vjet
Katandisur bere skelet
Kush kishte bere pak kulet
Mendoi se u be mbret

Tundu tundu neper fshat
Me kostum e me gravat
Po me shume tundeshin grate
Te tjeret te kene inat

Su pelqeu dhe kjo jete
S’duam fshat duam qytet
Sjemi bujq jemi sojllinj
Ne qytet do ngrem shtepine

E lane vatanin te shkret
Edhe vatren e te parve
Babait qe mburrej me djemte
I ka humbur varri fare

Shiten mall e shiten gjene
Me gomar shiten dhe lope
Ulerin per mort nje qen
Sikur qante per te zot

Qyteti bukur pa balte
Mjalt na paska qene per grate
Kafe dhe telenovela
Rrofshin burrat teveqela

Por parate shpejt mbarojn
E kerrcet sherri per nate
Pune ska qe te fitojn
Paskemi qene mire ne fshat

Qe te punojm argat
Hajt po shesim edhe krahet
Por keta pronare manjak
Nuk na japin as parat

Na zuri mallkimi thon
Edhe amaneti plakut
Kthehemi sa seshte von
Te vellezerit e nje gjaku

Dite e nate te stresuar
Ceshte keshtu ,o dreq o pune
Dhe vatani i harruar
Si ze u behet ne gjume

Po kthehuni o te uruar
Kthehuni ku keni ler
Sa kohe malli ste eshte shuar
Aty ku ke vler e nder

Kthehuni te mos humbisni
Te dihesh kujt je or burr
Aty ku ke rrenj lisi
Emri nuk te shuhet kurr

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: