Home

Lajme

Vitore Stefa Leka – KUJTIME NGA FEMIJERIA

No Comments Argëtim Letersi

Ne qytetin tim, ne Berat, ndoshta dhe ne qytete te tjera, eshte zakon qe kur femija ben 3 dite qe ka lindur , gatuajne nje si kulacme sheqer, qe ne e quajm boganik,Thyhet te djepi apo krevati ifemijes dhe i ndahet nga nje cope te gjithve me kusht ,qe ta hane brenda shtepise. Domethenien e ketij riti, s’e mora vesh asnjehere,kurse te venit ne sini( tepsi e ceket ku behet byreku) Kur femija mbush nje vjec, te vene ne mes sinise reth e qark saj vene mjete tendryshme dhe presin c’far do kapi Ne baze te asaj qe kap,percaktohet profesioni per te ardhmen> Sic thone, une kam kapur me njeren dore librin dhe me tjetrengersheret. Robaqepese s’u bera kurre , perkundrazi, vdekje e kisha kur arrnoja pantallonat apo corape te vellezerve, e me vone te burrite te femijeve.> Sa per librin, nuk e kam ndare nga dora, as tani ne stinen evjeshtes, qe po kaloj si moshe.> Me kujtohet nje ngjarje nga femijeria . Nuk e di ne c’klase kam qene. Ndoshta ne te katren, apo ne te pesten.>
Ishte nje nate dimri. Bubullimat canin qiellin dhe shiu binte me rrembim. Kur ishte dite, rrija ne dritare dhe shikoja rrekene e bere si
perrua, qe zbriste nga siper lagjes.Mangalemi, Lagja ime, eshte e
ndertuar ne shkemb, poshte kalase . Nga kjo lagje, e ka marre edhe
Berati im emrin, qytet i njembinje dritareve.

Kur e shikon nga pazari (bulevardi), duket si gradaciele dhe shume
te huaj, qe mbeteshin pa mend nga pamja, si dhe nga lashtesia e tij ,
pyesnin kur shikonin Mangalemin:
-Po me se ngjiten njerezit, atje lart?
Shtepite lidhen me njera tjetren, me rrugica te ngushta, shtruar me
kalldrem.
Shtepia ime, karakteristike nga arkitektura, si c’do shtepi tjeter
Beratase, eshte ne fillim te lagjes, prandaj kisha “fatin ” te vrisja
kohen ne dritare, duke pare njerezit, qe pervishnin pantallonat ,apo
hiqnin kepuce e corape , per te vajtur ne shtepite e tyre.
Ajo qe me argetonte me shume, ishte kur shiu binte shtruar dhe kur
pikat e shiut binin mbi telat e korentit , para dritares time. Pikat
ndiqnin me shpejtesi njera tjetren , afer shtylles tjeter dhe aty
formonin nje reke te vogel .. e c’fare s’krijonte fantazia ime.
Po nga ato tela korrenti, shtegtonin dallandyshet.
Viheshin ne rradhe, si me nje komande te cuditeshme, ciceronin e
ciceronin dhe vec kur iknin ne tufa. Po keshtu dhe kur ktheheshin.
Ah, me rembyen kujtimet dhe u largova nga ajo qe nisa, per ate nate
dimri.
Zhurma e bubullimave, tundte kanatat e dritareve. Shiu i rrembyer
sec krijonte nje zhurme te frikeshme ( por jo per mua ) Une e kam qef
zhurmen e shiut dhe sot , sidomos para se te fle.
-Ja ke vene panxhen portes? – degjova zerin e mamase qe fliste me
tim vella Alfredon.
-Po- iu pergjigja , – dhe panxhen e kam vene, dhe deren e baces e
kam mbyllur me kanate.
Shtepija eshte dy kateshe. Nga te pese
dhomat , vetem ajo ku rrinim ne, ishte e mobiluar ( mobilim i
thencin) si dhe guzhina me disa paisje. Te tjerat na i kishin
sekuestruar. Dhomat ishin te larta dhe te medha dhe kjo e bente me
te frikshem ambjentin , sidomos naten. Ne rrinim ne nje dhome ne
katin e siperm. Ne krevatin dopio, flinte mamaja, motra me vellane,
kurse ne dy nime( mindere prej derrase), flija une dhe i ndjeri
vellai im, Alfredo.
Afer “krevatit” tim , ishte nje tavoline e vogel e permbi te. nje
si filxhan , qe e mbushnim pergjysem me uje dhe me vaj nepremjet nje
cope llamarine te shpuar ne mes , kalonte nje rrip pambuku. Kjo
quhej kandilja ,qe ndriconte ikonen e varur ne mur dhe me driten e
saj te zbehte, ndriconte edhe dhomen tone.
Para se te mbarohej vaji , kandilja kerciste , drita dridhej dhe ne
ate heshtje nate, nga luhatja e flakes , hijet e formuara ne tavane
apo neper mure, merrnin permasa te cuditeshme, here si perbindesha
dhe here- here forma te tjera, qe i jepte fantazia ime.
Meqe si dyshek e jorgan bashke , perdorja nje qilim persian, qe
gjate dites mbulonte nimin (te vetmin qe na kishin lene), pozicioni i
qoshes ku flija ndihmonte te fshihja poshte”dyshekut ” romanet , qe
lexoja fshehurazi , sepse mamaja dhe vellai me kishin ndaluar
kategorikisht te lexoja, qe kur me zune njehere me romanin e Haki
Stermillit “Sikur te isha djale”.
-Detyra jote eshte shkolla dhe te kujdesesh per motren dhe vellain
dhe mbi te gjitha, keto libra s’jane per moshen tende. Motren me te
madhe , qe vitin e pare ,qe mbetem jetima, e mori halla e Durresit,
si i thoshim ne e cila ishte e martuar me tregtarin me te madh te
ketij qyteti, qe vdiq nga torturat c’njerezore qe i bene. E cimentosen
me koken jashte duke i kerkuar florinj te tjere, se nuk i doli gjithe
ajo pasuri e florinj , qe i kishin marre.
Ne hallet e medha familjare qe kishim, nje pjese te madhe e mbaja
edhe une se mamaja ishte e ikur nga mengjesi ne darke, me ato kurset
kunder analfabetizmit.
Une isha nxenese e shkelqyer. Vetem detyrat beja ne shtepi. Lendeve
pergjithesi ja merrja kuptimin qe ne klase, nga spjegimi i mesueses.
Kur shtrihesha, nxirrja romanin nga poshte “dyshekut”, e vija
poshte kendimit dhe mamaja me vellane, kujtonin se mesoja..
Kisha ne dore “Lulen e kujtimit “. E Kisha lene, te pjesa me e
bukur dhe aty me rrinte mendja.
Keta te mijte s’donin te flinin ate nate shiu. Gjysem e dremitur,
po enderoja nje cope byrek te ngrohte, gjith lyre, qe Sanda ia kish
vene perpara personazheve te librit: Dhimitrit e Olimbise . Kisha
kohe qe ia kisha haruar dhe shijen. Per darke kishim ngrene pacamur
(uje i valuar me buke dhe me dy pika vaj, sa per ere). Buka ishte me
racion ( triska) dhe merreni me mend sa na binte racioni ne pjate. Ne
kete kotje, libri rreshqiti nga kendimi , ku e kisha futur dhe im
vella, qe ishte akoma ne kembe, e kapi dhe u prish menjehere ne
fytyre.
Me coi nga “gjumi”. Akoma dhe sot e kam te rrenjosur fytyren e tij
te tronditur e te skuqur nga nervat , kur poshte nimit gjeti dhe
libra te tjere si : “Manon Lesko”, ” Zonja me kamelie “, “Dy
jetimet “, Libra te verdhe e te ndaluar ne ate kohe.
Une i kisha gjetur te hedhura apo te fshehura ne musender ( tip
dollapi i ngjitur ne mure). te nje tezes babait , qe mbante zahiret
e dimrit aty.
E ndihmoja shpesh per te bere pazarin, me qe s’leviste dot nga
vendi , per shkak te pleqerise dhe semundjes dhe me thoshte:

  • Shko merr te musendra ndonje shege a ftua, c’te duash. Une bashke
    me keto merrja dhe librat, qe keto te fundit bashke me “Lulen e
    kujtimit , ” si pash me me sy. S’di ku i zhduku im vella. Vite me
    vone i kam lexuar.
    Rrija si e ngrire para tyre, duke e par tim vella ne sy.> Pyetjet e tij me vinin si bresheri plumbash njera pas tjetres:-Ku i
    ke gjetur keto? Me cilin ke folur ne shkolle ? Si ka mundsi te na
    hedhesh hi syve , duke bere sikur meson ?
    Kjo menyra e heshtjes time dhe qe rrija dhe e shikoja si nje
    idiote, ia ngrinte me shume nervat dhe vetem kur me ra me liber
    kokes, nderhyri e urta nena ime:
  • Nuk e prisja kurre nga ty, te na genjeje keshtu. Mendova se m’u
    bere krahu i djathte. Dhe ti bir, qetesohu dhe shko e fli tani, se
    eshte shume vone. Besoj per aq sa i fole ti, do t’i vlej. S’eshte me
    e vogel tani. Ajo e di mire se cfare kam kerkuar nga ju te gjithe.
    Cfardo gabimi te beni, sado i rende, do ta thoni, se po e fshehet,
    kthehet ne faj.
    Ajo ka bere nje faj sonte, se na premtoi heren e pare dhe s’e
    mbajti fjalen. Megjithate kam besim se do ta shlyej vet kete faj dhe
    s’do ta perserise kurre, pas kesaj. Dhe vertet s’e perserita me, po
    ate nate ama, s’e di kur me zuri gjumi. Mbulova koken me qilimin pa
    carcaf dhe qaja nen ze.> Me dukej qe vellai im i madh, qe ishte aq i sjellshem dhe i mire me
    ne femijte, qe na ndihmonte per cdo nevoje , nuk do te me donte me.
    Por jo! Ate e kishin pjekur hallet para kohe. Dhe pse 16-17 vjec,
    kishte gjykimin e nje te moshuari. Kishte krijuar nje reputacion te
    mire ne shoqerine e tij te shkolles pedagogjike, edhe pse e ndiqte
    ajo” hija e zeze “e biografise.
    Shiu qe perplasej me furi si dhe bubullimat duket se e canin
    qiellin, por edhe zemren time, aty mbuluar si isha…
    Nuk e di ku i gjente vellai i shkrete, por mua qe te nesermen e
    asaj nate, s’me munguan ne shtepi librat: “Timuri dhe skuadra e
    tij”, “Cuku dhe Geku”, “Komandanti i forteses prej
    debore”, “Aventurat e Tom Sojerit”, qe i pershtateshin moshes time
    dhe qe mua me pelqenin aq shume. Diskutonte me mua, per ato qe
    lexoja. Njehere, kur po me kontrollonte detyrat, gjeti te shkruar ne
    nje flete vizatimi nje varg:
    “Si ne dreke e si ne darke, na mbiu supa ne bark”
    -Po kjo? – me tha dhe rrudhi vetullat.
    -Me doli instiktivisht -i thashe. -S’e shoh dot me sy supen Me zor
    e ha ate leng me dy fije makarona. Mendova se do me bertiste, po i
    miri im vella, me perkedheli floket, psheretiu njehere thelle dhe u
    largua. “
    S’me kujtohet ne c’klase kam qene, kur bera poezine e pare, por di
    qe “frymezimi me erdhi ” diten qe vdiq Stalini. Ia tregova vellait
    dhe mamase. Po prisja ndonje “Bravo” a te “Lumte”. Perkundrazi, ata
    flisnin me ze te ulet. U preka aq shume, sa syte mu mbushen me lot.
    Ate poezi, ma varen te kendi letrar i shkolles, ku qendroi per tre
    dite.Poezi te tjera, qe shkruaja me vone, i dergoja dhe te gazeta
    pionieri, por s’mu botuan asnjehere. …Kur i kujtoj ato vargje,
    sot , me vjen per te qeshur, qe u zemerova ne vetvete me te mite, pse
    s’me pergezuan atehere. Ja dy strofa, qe akoma i kam te ngulitura ne
    mend:
    4 Mars 1953 s’ harrohet kurre Te ne. Vdiq shoku Stalin Ay qe
    botes i dha lirine Nje semundje e mallkuar E mori nga pas .Hidherim i
    pa treguar , Pikelloi popullin pa mase etj,. etj.,
    Me qe e fillova me sinine, po i mbyll keto pjeseza kujtimesh, po me
    sinine. Diten qe beri motra e vogel 1 vjetorin e lindjes, u be gadi
    sinija. S’kishim c’vinim tjeter, vec librit e gersheres, e ndonje
    kukull prej lecke
    Mamaja s’ishte shume ne terezi.
    Nje dite me pare , pas shtat muajesh hetusie, e lajmeruan te takoj
    babain. Dhe ai takim u be ne mes hekurash , rrethuar nga te dy anet
    me police.Degjoja qe i thoshte tim vellai, qe ne ate kohe ishte 14
    vjec:
    “-U mundua te me buzeqeshte, pyeti shume per ju…. E kane denuar
    101 vjet… Sonte do t’i nisin per ne Burrel … Fliste me shume me
    vete e shkreta dhe si e hutuar.
  • Kishte nje plage te fesket ne faqe… dhe te enjtur -vazhdonte
    mamaja , duke folur me ze te ulet, qe s’me ngjante si zeri i saj. Me
    mire mos ta kisha pare ashtu .. Dhe duke treguar, leviste sa lart
    poshte neper
    dhome. Sapo vinim motren ne sini, na erdhi nje krushke e shtepise me
    pasta ne duar, per urimin e motres dhe pa u ulur mire tha:
  • Kane vrare 4 veta mbreme. Tre myslimane dhe nje te krishter.
    Dhe pse isha e vogel , me kujtohet si tashti si u transformua dhe
    u hodh perpjete ime me. Harroi motren ne sini e cila u rrukullis dhe
    mori peshqesh per ditelindje nje xhunge te madhe ne koke. Me motren
    po merrej krushka , se mamaja e mbajti frymen te burgu, qe ne ate
    kohe ka qene afer kinemas, karshi turizmit.
    Dy police ia dhane mandatin, duke e shoqeruar me fjalet:
  • Thuaj rrofte Partia, se ai mori denimin e merituar.
  • Kur do e marrim trupin? – i doli pa vedije nga goja.
  • E dine te medhenjte ate pune, po hajde, ik tani!
    Ajo e di si iku dhe erdhi deri ne shtepi. Ashtu e kujtoj ,
    vertitej lart e poshte si ne tym neper shtepi, me shamine e tim eti
    shtrenguar ne buze, qe akoma kishte gjurma gjaku e nje kore plage, e
    qante e qante. Qanim dhe ne se qante mamaja, pa ditur se nga ajo dite
    ishim dhe ne te prangosur izoluar ne “Liri” “te vdekur te
    gjalle …Ajo dite gezimi , per time moter u kthye ne nje dite “te
    shenuar” hidherimi, per gjithe jeten , per gruan qe mbeti e ve 34
    vjec, me pes kalamaj njeri me i vogel se tjetri
    U mbush shtepia me fqinje dhe dashamires , qe qanin pa pasur
    kufomen perpara, por dhe me spiuner. Nje nder ta ishte dhe nje
    kushurire e babait (O Zot i madh , kur i kemi lexuar deponimet e saj
    ne vitin 1990 , kunder kusheririt..)
    Sa hyri ne dere , perqafoi mamane simbas adetit dhe i tha:
  • Mos qaj me ze, se ate e denoi Partia dhe do ta pesosh dhe ti me
    femijte, po qave dhe fole ndonje fjale. Nja tre dite, hynin e dilnin
    njerez e sidomos, kur erdhen hallat, qe ja filluan te qares me kuje
    sa zbriten nga autobuzi , pastaj s’u pa me njeri ose vinin naten vone
    fshehurazi, se kishin frike nga ne, “reaksionaret ” pa “triska
    fronti ” Na nxoren dhe nga shtepia, duke na i sekuestruar te gjitha.
    Me vone ne shkolle , lexova ne kendim nje shkrim te Aleks
    Cacit: “Na hoqen catine”. Instiktivisht mendova çatine tone, se si
    ne pese kalamaj jetim na nxoren ne rruge te madhe , po faleminderit
    Beratasit te mire Kico Devole , qe pa marr parasysh presjoniet qe ju
    bene, na mblodhi ne nje dhome, ne shtepine e tij , per disa kohe..

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *