Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – UNE EDHE TI

No Comments Argëtim Letersi

Kjo poezi asht nji poezi që unë nuk mund ta lë pa e përcjellë herë pas here. 😭😭😭 Dua të theksoj se një djalë i shkroi nanës së tij me mënyrën dhe fjalët e tij, kjo më nxiti të shkruaj edhe unë variantin tim… kjo ësbtë një nga poezitë ma të dashura të miat. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻❤️❤️❤️

UNE EDHE TI

A je gjallë, moj Nanë?
Edhe un’ gjallë jam…
Shëndet paç, shëndet…
Dritë ta baftë krejt,
kjo ditë e lume Shkodrën tande,
që me mall edhe m’u më pret.
Thojn se je ligsu e je tret
nga meraku jem, por nuk ankon,
e mshtjellun me nji shall
me vija shumë ngjyrash,
fillikate rrugës shpesh kalon.
Sa kaq n’ vrap, ti shkon pendushëm,
n’ trishtim, mendushëm enigmaton,
edhe pse jo pranë tejet,
mallin e tret veç kur vajtoj.
Kot e dashtun, vun, besomë,
brenga t’i tret këto ndër sy,
se rrjedhë e ujit lotët merr,
oqeane krijon në pafundësi.
S’ jam krejt e marrë sa c’ thojn,
si do t’vdes pa të t’ pa un’ ty?
Unë jam po ajo foshnje,
që ti solle në jetë, por
nji shpresë veç ushqej në gji:
Të iki nga kjo botë e marrë e kjo poterre,
strukun n’ shtëpi me ty të ri.
Vetëm ti, mos m’zgjo aq herët n’agim,
mos e zgjo atë që shkrumb iu banë
andrrat e moshës plot hare, në kërkim.
M’ ka vra jeta mjaft, oj nanë,
dua veç m’u çlodh e pranë teje m’u ngi.
Ma shumë do t’i lutem zotit,
si dikur në t’ artën mituri,
ti ke mbet nji ngushëllim për mua,
dritë e pa rrëfyeme, vetëm ti.
Fëshfërimën e shallit tand legjendar
do ta marr, hedh supeve, ec e valvit, por
vetmuar kurrë nuk jam se n’zemër të kam ty.
Ndaj merak ti mos u baj,
tek e liga mendjen mos e ço,
me shallin tand të vjetër,
fillikat rrugës mos kalo.
Diku atje tek fund i rrugës
unë të pres, kërkomë jam aty…
Nanë, ja atje tej të shfaqem,
në atë pellg uji si reflektimi yt në ata sy.
Stërkalat ujore të atij pellgu grimcëzojnë
përleshjet jetike tek ti,
sado e çeliktë kureshtja jote e mbrojtur,
paqja do të triumfojë,
bashkë do t’jemi, unë edhe ti.

Ardiana Mitrushi 06/02/2019

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *