Home

Lajme

Ramush Haradinaj – Krenar që jemi shqiptarë.

No Comments Aktualitet Lajme

Gjithmonë kënaqësi të jem në Lezhë, njërin ndër qytetet më të vjetra gjithandej hapësirës shqiptare, qytet ky që përfaqëson vlera të lashta kulturore e historike, qytetin e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Me bashkëpunëtorët, u mirëpritëm nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, që njihet për afërsinë e tij me proceset në të cilat ka kaluar Kosova, gjatë Luftës Çlirimtare e pas saj.
Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Bashkinë e Lezhës, me motivacionin për bashkëpunim.
Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kryehero i shqiptarëve, luftëtar e gjeneral, shëmbëlltyrë kombëtare në të gjitha zhvillimet historike, ishte varrosur pikërisht në Lezhë.
Në kuadër të Memorialit të Skenderbeut, me bashkëpunëtorë vizituam edhe vendvarrimin e tij, njërin prej monumenteve më të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve.
Bëmë homazhe dhe reflektuam për njëzetepesë betejat e tij kryesore që simbolizohen përmes mburojave prej bronzi, beteja të cilat mbetën të skalitura në historinë botërore.
Secila vizitë në Lezhë, ofron udhëtim nëpër histori, kulturë të pastër dhe atmosferën mikëpritëse tradicionale shqiptare.
Muzeu etnografik i Lezhës, që po ashtu kishim rastin ta vizitojmë, me të vërtetë shpërfaq kulturën dhe traditat e këtij qytetit të vjetër. Aty hasëm në larmi të madhe të vlerave kulturore, kostumografisë, artizanatit dhe enëve të punuara më dorë.
Lezha, qytet që i rezistoi kohës, na nderon të gjithëve.
RH

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person, Place de la Bastille dhe teksti
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe mur me tulla

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *