Home

Lajme

Ardiana Dhimitër Mitrushi – Trandafili…

No Comments Argëtim Letersi

Nën çadrën tande u laga,
morra, oh!, sa shumë nur…
N’ bukurin’ tande lëngova,
petalet ti shndërova në nji bilur…

Trupin delikat, sa shumë
t’a doja e s’ munda t’a pushtoj…
Mes gjembash kudulisjen tande, trupi kurrë nuk mund t’a harroj…

Fasada e grinjtë qiellore,
bukurinë kurr’ s’ta ndryshon…
Me bulëzat ujore t’ shiut,
dashuria e etur buzët i përvëlon…

Me shiun e dashurisë,
dita edhe natën e tradhëton…
Shiu, trandafili, çadra edhe ti
poezia ime mua më kërkon…

Mes shkreptimave të qiellit, retë putheshin, zjarr lëshonin mbi ty…
Shiu i litartë trupin t’a përshkonte, dallgët shtangur, ngrinin aty…

Bukurin’ shumë t’a duan
edhe kur gjembi i dhemb…
Trandofilli, fshehun nën gem
mban, e ruan nji gjemb…

Ardiana Dhimitër Mitrushi 12/12/2021…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *