Home

Lajme

Grenell thotë se po shkruan libër për bisedimet Kosovë-Serbi dhe se do të zbulojë detaje të panjohura

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se është duke e shkruar një libër mbi këtë proces politik. Madje, ai tha se do të zbulojë detaje të panjohura.

Grenell, në një intervistë për “The Pavlovic Today”, tha se ajo që e bëri administrata e Donald Trump për këtë çështje dhe të tjerat në Ballkanin Perëndimor ishte rivlerësim i situatës, njofton Klan Kosova.

Ish-emisari u shpreh kritik ndaj OJQ-ve dhe mënyrën si kanë punuar.

“Ka një ndryshim të madh në mes të menduarit dhe të folurit për një çështje dhe më pas të përjetuarit, në fakt përmes diplomacisë. Nuk ka asnjë çështje tjetër më të mirë se çështja e Ballkanit dhe Kosovë-Serbi për të nxjerrë në pah vetëm çmendurinë e komunitetit të OJQ-ve në Ëashington, të cilët janë krejt jashtë dhe jetojnë 20 vjet më herët”.

Grenell tha se sekretari i shtetit Antony Blinken nuk do të japë rezultate për Ballkanin Perëndimor dhe çështjen Serbi-Kosovë për arsye se “ai tashmë ka zgjedhur të mbajë anë” dhe se nuk ka kredibilitet me të dyja palët.

“Unë jam dikush që jam duartrokitur dhe kritikuar nga të dyja palët. Jam shumë i kënaqur me progresin që kemi bërë”.

Burimi/klankosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *