Home

Lajme

“Humb në sytë e tu”; Shfrenohen Anxhi dhe Xhoni, puthen dhe luajnë

No Comments Argëtim Thashetheme

Xhoni dhe Anxhi kanë shkuar për takimin e tyre të dytë në qendrën e Tiranës të dekoruar për festat e fundvitit.

Anxhi tregon se e ka qejf romancën, por e pëlqen të fshehtë.

Anxhi: Nuk e prisja fare që më zgjodhe prapë, por m’u bë shumë qejfi.

Ky takim i dytë sipas Xhonit është për të kuptuar nëse marrëdhënia e tyre do të funksionojnë me të vërtetë si një çift.

Anxhi: Mendon se paraqitja e jashtme tek një femër është e rëndësishme për ty?

Xhoni: Ka rëndësi, por më shumë mua më intereson karakteri, si do të sillesh në jetë, je e thjeshtë, je me naze? Një vajzë me naze nuk e duroj dot. Një vajzë e thjeshtë ose nuk ke shanse me Xhonin. Më dukesh vajzë e thjeshtë, por edhe njeri shumë i distancuar…

Anxhi: Jam e distancuar sepse e kam shumë të vështirë të afrohem me një njeri. Jo të vështirë se nuk kam interes të të njoh ty. E kam të vështirë për faktin se më duket… pres që ta bësh ti hapin e parë.

Xhoni: Atë bëra, se unë kam një tip që flas e në fund fare them çfarë kam thënë.

Takimi i tyre është bërë më romantik, teksa Xhoni dhe Anxhi kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin.

Xhoni: Kam qejf të shikoj, humb në sytë e tu. Kur qesh më dukesh shumë e bukur. Kur je afër meje nuk e di…

Anxhi: Më pëlqen shumë të rri me ty. Ndiem shumë rehat nuk më duket fare sikur jemi në televizion… Kisha menduar të bëja pyetje, po nuk e di pse i humba fare. Po të isha në vendin tënd do të zgjidhja prapë…

Takimi i tyre ka përfunduar duke u argëtuar tek lodrat e vendosura në sheshin “Skëndërbej” dhe në fund kanë shkëmbyer një puthje.

Burimi/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *