Home

Lajme

Islam Lauka – Kufoma politike me emrin Lulezim Basha.

No Comments Lajme Opinion

Ne konferencen e sotme te shtypit, Lulezim Basha e quajti Sali Berishen “tub oksigjeni” per Edi Ramen.
Kete punen e tubit te oksigjenit Basha e njeh mire sepse gjate gjithe jetes se tij te mjere politike ai ka marre fryme nepermjet fytit te dr. Berishes. Kete mekat, ndonese me vonese, e ka pranuar edhe vete Berisha. Por, me mire vone se kurre. Nderkohe, qe dr.Berisha te kete kryer nje funksion te tille edhe per Edi Ramen, kete askush nuk e beson, as Lul Basha.
Tani qe Berisha ia hoqi tubin Lulit, ai eshte kthyer thjesht ne nje kufome politike,siç thote populli, i vdekur i pakallur.
Meqenese ai dhe çeta e tij e shpirtrave te vdekur, keto dite, po shfaqin dhunti si marangoze ne bllokim dyersh e vendosje drynash e bravash, do ishte mire qe te pergatisnin arkivolin e tyre politik, siç veprohet me te gjitha xhenazet. Ne i sigurojme se do t’ua bejme aminin.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *