Kristi dhe Liljana takimin e parë të tyre kanë zgjedhur që ta zhvillojnë në palestër. Fronisti zgjodhi që në këtë takim ta priste Liljanën në stërvitje e sipër dhe i kërkoi asaj t’i mbante shtangën, si një provë për të, e cila u kalua me sukses.
Por kur vjen fjala tek shoqëria, të dy mendojnë se s’mund të jenë shok, por ta shikojnë njëri-tjetrin më shumë se kaq.
Kristi: Hajde më ndihmo pak.
Liljana: Shokët e mirë në ditë të vështira.
Kristi: Jo, nuk jemi shok.
Liljana: Nuk do doja të ishim shok.
Kristi: Pse?
Liljana: Na ka ardhur ‘frien zone’ në majë të hundës.
Kristi: Kush ta dha ‘friend zonën’?
Liljana: Askush deri tani.
Kristi: Po pra, e ke thënë ti.
Liljana: Bëni sikur jam më pak e preferuara, por jam më e preferuara.
Kristi: Jo fare, nuk bëra atë. Unë sinjalet i kam dhënë, nuk i ke kuptuar në kohë dhe nuk është faji im fare.
Të dy zgjedhin që pas një bisede për të ‘thyer akullin’ në nisin sërish stërvitjen, ku Liljana është në rolin e instruktores. Pas stërvitjes fronisti e provokon duke e pyetur konkurrenten nëse ajo e ka parë nga të pasmet.
Kristi: Nga mbrapa si jam?
Liljana: Jam shumë profesionale, nuk e përfshi profesionalen me privaten. E pash pak me stil dhe më pëlqen ajo që pash.
Pas në stërvitje të dy bashkë, Kristi kupton se i pëlqen Liljana dhe këtë ja thotë asaj pa droje.
Kristi: Me pëlqen shumë, ke një fytyrë dhe joperfekte dhe perfekte në të njëjtën kohë.
Pas kësaj deklarate Liljana i ka treguar Kristit një surprizë që kishte përgatitur për të. Një bluzë ku kishte stampuar puthjen e tyre në programin “Love Story” të hënën e kaluar.
Surpriza e nxehu shumë situatën, pasi të dy u zhveshën e u futën në pishinë, por edhe pse shumë herë puthja ishte shumë afër, ajo nuk ndodhi.
Burimi/tvklan.al