Home

Lajme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot në një ceremoni të veçantë do të gradojë Komandantin e FSK-së Gjeneral-major Bashkim Jasharin me gradën e Gjeneral-lejtnantit.

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Dritan Demiraj

Te nderuar miq!
Nje lajm shume i gezuar vjen sot per te gjithe Kombin Shqiptar, pasi Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot në një ceremoni të veçantë do të gradojë Komandantin e FSK-së Gjeneral-major Bashkim Jasharin me gradën e Gjeneral-lejtnantit.
Emerimi i Gjeneral-leitnant Bashkim Jasharit ishte lajmi me i gezueshem jo vetem per faktin se tregon vemendjen dhe vleresimin e madh te qeverise Albin Kurti ne respekt te vlerave dhe kontributit te jashtezakonshem qe ka dhene per lirine e Kosoves komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, por ne te njejten kohe edhe per aftesite e larta profesionale, lidershipin dhe vendosmerine per pershpejtimin e reformave nen drejtimin e Gjeneral Jasharit.
Jam i sigurte se e ardhmja e Ministrise se Mbrojtjes nen drejtimin e ministrit Mehaj, Komandes se FSK-se nen drejtimin e Gjeneral Bashkim Jasharit eshte brilante, pasi ata do te vazhdojne te pershpejtojne reformat dhe proceset e ristrukturimit, modernizimit, rritjes se kapaciteteve operacionale, rritjes se cilesese se stervitjes, etj ne kete institucion te rendesishem te Republikes se Kosoves.
Me kete rast i uroj nga zemra Gjeneral Bashkim Jasharit suksese dhe mbaresi ne misionin e tij historik, mision te cilin me mire se perfaqesuesit e familjes Jashari nuk mund ta bente askush tjeter.
Suksese te gjithe njesive te FSK-se ne kete kohe te trazuar ne te gjithe rajonin dhe jo vetem.
Zoti ju bekofte.
D. D. Michigan.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *