Home

Lajme

Enton Abilekaj – Mesazhi është i qartë: Kundër Berishës e ndihmojnë, kundër Ramës jo.

No Comments Lajme Opinion

Nëse do ta quante vend krimi zyrën që përdori Berisha me Komisionin e Rithemelimit, nuk do të ftonte ambasadorët por prokurorinë. Po meqënëse ambasadorët vrapuan të vizitojnë PD-në, mund edhe të tregojnë arsyen. Në mos ata, Lulzim Basha, duhet të thotë përse ambasadorët e vendeve më të mëdha perëndimore shkuan për herë të parë bashkë në PD.
Cila ishte kjo ngjarje e rëndësishme që I mblodhi, kur nuk e bënë të njëjtën gjë në kohën që PD denonconte krimin zgjedhor, masakrën elektorale? Ata që nuk shkuan tek opozita, kur u vodh nga qeveria, për çfarë kanë shkuar sot? Kanë shkuar për ta shpëtuar nga Berisha.
Mesazhi është i qartë: Kundër Berishës e ndihmojnë, kundër Ramës jo. Si opozitë e mbështesin, mjafton të mos prekë Edi Ramën. Madje po të ekzekutojë pa gjyq ata që nuk pëlqehen nga ambasadat, PD mund të hajë edhe më shumë se bar. (Fjala bar nuk ka parasyh atë që pihet, se ai është tabu për ambasadorët. Ai mund të mbillet në 2021, pothuajse sa në 2016, por fajin e ka Saliu).

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *