Home

Lajme

Fadil Lushi – BABË E BIR NË TË NJËJTIN BURG!

No Comments Argëtim Histori

ME SEBEP!
Në prag të 53-vjetorit të Demonstratave të Tetovës!
BABË E BIR NË TË NJËJTIN BURG!
Miku im i nderuar! Përkujtimin dedikuar dy njerëzve, nuk do ta redaktoj e as do ta lekturoj. Nuk do e bëj, sepse është një histori paksa e veçantë.., është një histori me hie trishtimi, është një histori e vjetër që jo akëcili njeri e ka dëgjuar, që jo akëcili njeri e ka kënduar, që jo akëcili njeri e ka në kujtesën e tij pamore a dëgjimore.., është një histori që llafos fatet e familjeve shqiptare, diku këtej afër nesh.., këtejpari thurimës sonë me purteka.., këtej afër lagjes së Xhamisë të Pashait! Protagonistët e kësaj ‘meseleje’, janë dy njerëz të afërt, dy njerëz me detyra dhe qëllime të afërta.., dy njerëz me mosha të ndryshme.., dy njerëz-babë e bir, të cilët, muajin janar të vitit 1969, komunistët i arrestuan dhe i burgosën në ‘hapsanen’ e Tetovës! Axhën Neshat e vendosën në dhomën shtatë, ku ishim afër 25 të dënuar ndërkaq, çunin e tij, Islamin e futën në bodrum.., në qelinë pa dritare, dera e së cilës, hapej vetëm dy herë në ditë!.., në bodrum, ku edhe qëndroi dyzetepesë ditë. Axha Neshat, sa herë që i dëgjonte ulërimat e dhembshme dhe të thekshme të njerëzve të bodrumit, aq herë trishtohej.., aq herë mendonte se në ato britma kishte hise edhe i biri i tij! Asokohe, organet e hetuesisë, Islamin e zunë në faj dhe e akuzuan sepse kishte shkruar parullat me përmbajtje politike.., parulla kundër shtetit dhe pushtetarëve ‘delinxhi’ dhe të fëlliqur! Axhën Neshat e ngarkuan me faj, sepse më 22 dhjetor të vitit 1968, para dyqanit të tij kishte shpalos Flamurin e shqiptarëve! Në vitin 1973?, Islami, si student ekselent i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, diku në Kroaci, në një aksident rrugor u bë për ikë!
Për këtë arsye, në 50-vjetorin e Demonstratave, Universiteti i Tetovës që gjithë Ditën e Perëndisë, rrezaton dritë, dije, paqë dhe dashuri, këta dy njerëz-babë e bir, i nderoi me MIRËNJOHJE për kontributin e tyre me shumë vlerë!
Faleminderit axha Neshat!
Faleminderit Islam!
Faleminderit Bozofcë!
Faleminderit Tetovë!
Faleminderit familja Beqiri!
(vazhdon)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *