Home

Lajme

Fadil Lushi – Në prag të 53-vjetorit të Demonstratave të Tetovës!

No Comments Argëtim Histori

Kjo figurë a shëmbëlltyrë e këtij njeriu, ka një histori ndryshe.., ka një karakter paksa tjetër fare, çfarë nuk e zbulojmë a hetojmë te shëmbëlltyrat e njerëzve të tillë si ky. Miku dhe bashkëvendësi ynë quhet Abdylmenaf Rustemi nga Tearca. Në motin 1960, bashkë me babain e tij fshehurazi ‘degdisi’ në shtetin amë, ku për gjashtë vjet qëndroi në disa qytete të Shqipërisë. Një kohë të caktuar qe vendosur në jetimore për arsye se babai i tij qe burgosur. Në vitin 1966, autoritetet e Ministrisë për Punë të Brendshme të Shqipërisë e deportojnë në Jugosllavi. Asokohe derisa qëndroi përtej gardhit, u dallua në sportin e volejbollit! Ky njeri ishte pjesëmarrës në Demostratat e Tetovës dhe pasi u arrestua u dënua me dy vjet heqje lirie! Edhe ky Mësues i Popullit, vuajti të zitë e ullirit! Për këtë arsye, në 50-vjetorin e Demonstratave, Universiteti i Tetovës që gjithë Ditën e Perëndisë, rrezaton dritë, dije, paqë dhe dashuri, e nderoi me MIRËNJOHJE për kontributin e tij me vlerë!
(“Miku”, Nëse këto “shkarravina”, vërtetë të sjellin ‘bezdi’, të lus, lexoje me vëmendje, mendimin filozofik të dijetarit Pjetër Mëshkalla, ku, pos të tjerash, thotë: “Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”.., ndërkaq, unë Fadil Lushi, prej pedagogëve të Gjuhës amtare, kërkoj ndjesë ‘karshi’ denigrimit të rregullave të drejtshkrimit të gjuhës së sotme letrare shqipe.
Faleminderit Abdylmenaf!
Faleminderit Tearcë!
(vazhdon)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *