Home

Lajme

NAIM KRASNIQI – Për librin me 200 këngë të Ilir Shaqirit

No Comments Argëtim Letersi

NAIM KRASNIQI
Kompozitor
Ilir Shaqirin e kam njohur që nga vitet e 90-ta, pikërisht atëherë fillon edhe bashkëpunimi jonë në lëmin e muzikës, por edhe në lëmi të tjera, nisur nga ajo që Iliri qysh herët ka treguar aftësitë e tij në shkrimin e poezive të ndryshme.
Në vitin 1992, kemi qenë bashkë, për herë të parë pjesëmarrës në Festivalin e këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Po ashtu edhe në vitin 1993 dhe në vitin 1994, ku Iliri pat një prezantim të shkëlqyer me këngët “Udhët e mia” dhe “Jam Evropë”. Që nga ajo kohë bashkëpunimi ynë vazhdon deri në ditët e sotme.
Në vitin 1999, së bashku kemi realizuar një album të tërë me këngë autoriale të Ilirit, ku unë isha i angazhuar si orkestrues dhe producent muzikor i këtij projekti. Album tepër i suksesshëm për kohën.
Gjatë këtyre 30 viteve, Iliri ka qenë pjesëmarrës gati në të gjitha evenimentet që ka realizuar produksioni “Polifonia” dhe RTV21.
Një ndër bashkëpunimet tona që duhet theksuar është realizimi i këngës fituese në festivalin “Zambakun e Prizrenit “, “Po të pres te Shatërvani” poezinë e së cilës e ka shkruar Iliri.
Ajo që unë si muzikant do e përshkruaja Ilirin me dy-tre fjalë është: vokal i bukur, kompozitor me stil të definuar muzikor, njohës i letërsisë dhe padyshim poet i shkëlqyer.
14 tetor, 2020

PrishtinëBurimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *