Home

Lajme

Pastor Akil Pano – Çfarë po ndodh me njeriun dhe familjen në Europën e shekullut të 21?

No Comments Aktualitet Lajme

Njeriu pa gjini, pa simbole, pa festa fetare, pa babë, pa nënë, pa familjen tradicionale, pa komunitet. Në vend të këtyre; numra, pasaportë X, tualete neutrale, simbole të përmbysura. Njeriu te cilit nuk mund t’i drejtohesh më me ‘Zonja’ dhe ‘Zotërinj’ por me ‘pjesëmarrës’, as me ‘Ai’ dhe ‘Ajo’ por me ‘Ata’.
Ky është projekti i diktaturës së minorancave që i imponohen shumicës me çbërjen e thelbit; zhvendosjen e njeriut nga bota e shpirtit; nga kultura e familjes, e simboleve, e nënës dhe babait të dashur, e nderimit, mirënjohjes, e festave të dashura e të shenjta, në një vend boshatisje, mbi një platformë dekonstruksioni, në ‘Laboratorin’ ku ndërtohet ‘njeriu i ri,’ me një gjuhë ndryshe, orientim ndryshe, familje ndryshe, moral ndryshe, sjellje ndryshe, ëndrra ndryshe…
Çka po ndodh, është rikthimi në formën më të egër dhe të organizuar, i zbatimit të projektit mbi sundimin e masave nga regjimi i diktaturës shtypëse, në Europën e vitit 2021.
E ndihmuar nga pandemia botërore, anemia e shoqërisë, indiferentizmi i masës, kompromisi i komuniteteve, heshtja publike e njerëzve të besimit, relativizimi i së keqes, frika ndaj përballjes me axhedat e çbërjes, shpopullimit, linçimit, projekti tashmë ka marrë formën e dukshme të absolutizmit dhe totalitarizmit shtypës.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *