Home

Lajme

RUDI BERISHA – UNË ISHA ATJE NË DARDANI – TIRANË…

No Comments Argëtim Letersi

Sot ju flas nga Tirana ime
Nga ëndrra qe kam pa çdo natë
Jam zgjuar në mes nate i trishtuar
Sa kam vuajtur Tiranë që t’i shoh rrugët
Të përqafoj me dashur dhimbjet e tua të kohës
Unë një dardan i vogël qe i digjej shpirti për TY
Për TY Tirana ime o dashuria ime e pashuar
Malli i gjyshit tim e dhimbja e nënës time
Sa shumë gra dhe burra kanë vdekur
E sytë çel atyre ju kanë mbetur
Që TY shohin e të vizitojnë Tiranë
Tiranë o dashuri e dhimbjeve të mia
Të përflakura nëpër mote.

Tiranë po me thuaj si je ?
Qe nëse je mirë unë sot do shuaj dhimbjet
Do shuaj këtë mall qe mbaj unë prej vitesh
Këto plagë qe më rëndoj prej motesh
Qe jam i lodhur e i dërrmuar…
Tiranë kur unë dëgjoj TY qe po dridhesh
Po digjesh më flakën e padrejtësisë
Tiranë unë përherë kam pasur sytë në TY
Të kam menduar të fort dhe një zonjë e ranë
Eh moj e bukura dhe e dashur ime Tiranë.

Kur dhimbjet TY të përqafojnë moj e bukura Tiranë
Unë çuni i vogël dardan rrëzohem për tokë
E shpirti më trazohet e nuk mund të fluturoj
Shqiponjat dua qe sot t’i shoh mbi TY Tiranë
Mbi TY atdheu im i shumë ëndërruar qe nga lindja
Nga lindja ime unë në mur kam shkruar dëshira
Ato dëshira kanë qen me shkronja të Manastirit
Me shkronja të gjuhës së nënës shqipe Tiranë
Unë kam rënë në gjumë e jam zgjuar për TY
Për TY o dheu im i vdekjes time e bukura Tiranë.

Nëse me shikoni që sot jam i ligështuar miq
Mos me gjykoni qe kam dhe lot në sytë e mi
Unë kam lindur e do vdes vetëm për TY atdhe
Po dua sot t’i shoh dëshirat tua të etura Tiranë
Rrugët t’i puth më dashuri për dardanët e mi
Ata udhëtuan në përjetësi pa të pa TY Tiranë
Dëshirat e tyre kanë qen të mëdha o Tiranë
Me ëndrra dhe dashurinë tënd ata shpirt kanë dhënë.

Unë sot nga TY do marr një grusht dhe
Atje do e çoj atje larg shumë larg në Dardani
Atje ku unë kam varret e familjarëve të mia
Mbi varrin e tyre do çoj një grusht dhe Tirane
Mbi trupin e nënës qe shpirti i saj jeton në përjetësi
Mbi trupin e saj do hedh dhe të tokës Nënë Shqipëri
Kur ka jetuar më dashur e kam vdekur me mall
Duke na pa neve shqiptarëve të copëtuar e ndarë

Të shuajmë mallin e të kthejmë dashurinë
Na duhet në kokë të qesim plisin e bardhë
Mallin të lidhim më zjarrin e dashurisë së atdheut
Si në kohët e vjetra kur u bë Lidhja në Besa-Besë
Të gjithë për një e një për të gjithë për çlirim
Për tokën tonë të dashur të punojmë për bashkim
Tirana dhe Prishtina të ftojnë në sofër Shkupin
Ulqinin me rrethin e Preshevën më motra të saj
Tivarin e Sanxhakun mos të na mbesin të ndarë
Po të ftojmë dhe shqiptarët në Anadoll
Arbëreshet vëllezërit tanë mos të na mungojnë
Ne çdo vend ju ftojmë o shqiptarët e mi
Ta ngritim flamurin tonë të bukur kuq e zi
Të jetojmë të liri e të bashkuar të gjithë në një
Duke festuar përgjithmonë në një Shqipëri
Sa shumë kemi qëndruar na kanë hap varre
Është koha të ruajmë themelet e Shqipërisë Natyrale.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *