Home

Lajme

SKANDAL: Në CV-në e saj, Donika Gërvalla i quan krerët e UÇK-së “ekstremistë të luftës”

No Comments Aktualitet Lajme

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, njihet për huqjet e mëdha që bën në përfaqësimin e Kosovës. Por, një ‘CV’ e saj që raportohet se shpërndahet zyrtarisht nëpër shtete e delegacione të ndryshme të botës, përmban ‘huqjen’ më të rëndë nga të gjitha.

Në këtë biografi që përmban gjuhë angleze mjaft të personalizuar dhe shpesh të çalë e të titulluar “Biografi e shkurtër e Donika Gërvalla-Schwarz” ndodhen pretendime të pabazuara dhe të cilat mund t’i keni dëgjuar si cilësime vetëm në mediet serbe e ruse.

Në njërin paragraf të biografisë ku flet për janarin e vitit 2002 kur solli në atdhe eshtrat e atdhetarëve të njohur, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, ajo shkruan se kishin marrë pjesë në varrim mbi 150 mijë njerëz dhe i cili ishte eventi i parë i madh “që nuk ishte kontrolluar nga ekstremistët e kohës së luftës pas vitit 1999”.

Aludimi është i qartë se bëhet për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe përdorimi i etiketës ekstremist ishte bërë vetëm nga shteti serb në të kaluarën.

Kujtojmë që në janarin e vitit 2002, Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] ishte partia dukshëm më e madhe në Kosovë dhe që kishte pushtetin më të madh politik në vend me kompetencat e kufizuara nga administrata e UNMIK-ut.

Në këtë biografi, Gërvalla thotë se në qershorin e vitit 1999 ka vizituar për herë të parë Kosovën.

Burimi/Periskopi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *