Home

Lajme

Fadil Lushi – Në prag të 53-vjetorit të Demonstratave të Tetovës!

No Comments Argëtim Histori

Miku im i nderuar! Që kur vendosa ta shkruaj përkujtimin e radhës, sikur më ‘iku’ mendja te një njeri, te një mësues prej normalisti.., te Mësuesi i Popullit, te Ibraim Ibraimi.., më shkoi mendja te takimi i fundit me bashkatdhetarin tonë.., sikur që atëherë e kishte ‘zaptuar një parandjenjë se së shpejti do bëhej për ikë!’ Dhe asokohe më tha me shaka: “Ore, Fadil, nëse një të ardhme të afërt do më bësh kushtimin, bëje shkurt, mos e trash, mos më bëj lavdëresën, mos e redakto, mos e bëj tërkuzë.., mos ma përmend burgosjen time nga viti 1968, mos shkruaj për përjashtimin tim nga puna!”.., sikur nuk i kishte për qejf llafet e tepërta dhe boshe.., dhe ato fjalë të pakta që i thoshte në ‘mexhlise’ a edhe në trajnimet për arsimtarë, i kishin ‘lezet!’ Para se të ‘ikte’, sikur bëlbëzoi fjalinë e fundit: “Të bëmat e mi të deritanishme i dedikohen miletit dhe VATANIT!” Dhe që unë në këtë moment e ndërtoj dedikimin për mikun dhe kolegun tonë prej normalisti, detyrohem ta bëj sa më shkurt, njësoj siç e kërkonte ai.., njësoj siç një edukator, bën punën me profesionalizëm.., njësoj siç ai me pagën e mësuesit, edukoi dhe arsimoi gjashtë caucat a gocat e tij!
Për këtë arsye, në 50-vjetorin e Demonstratave, Universiteti i Tetovës që gjithë Ditën e Perëndisë, rrezaton dritë, dije, paqë dhe dashuri, këtë njeri e nderoi me MIRËNJOHJE për kontributin e tij me shumë vlerë!
Faleminderit Ibraim!
Faleminderit Mësues i Vatanit!
Faleminderit Tetovë!
Faleminderit Universitetit të Tetovës!
(vazhdon)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *